Triumf dhe Perfaqesim dinjitoz i Klubit te Karatese Ulqini

March 27, 2012   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Më 24 dhe 25 mars 2012 Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy turne: në Turneun e 7 të hapur “Ilixha 2012” në Sarajevë dhe në Turneun e 2 të karatesë “Trofej Kollareviq” në Podgoricë. Në turneun “Ilixha 2012”, i cili u mbajt më 25.03.2012 në Sarajevë morën pjesë 79 klube me mbi 1000 garues nga mbarë regjioni.


Garuesja e Klubit të karatesë “Ulqini” Radica Dashiq u kurorëzua me medaljen e artë në luftëra në një konkurencë shumë të fortë për seniorë në kategorinë -61 kg, kurse garuesi Pjetër Hota u kurorëzua me medaljen e bronztë po ashtu në luftëra, grupmosha 2001, kategoria -40 kg. Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne ishte i përfaqësuar me 7 garues, të gjithë në disiplinën luftëra individuale. Edhe garuesit e tjerë bënë një paraqitje mjaft të mirë, por nuk arritën të kurorëzohen me medalje. Më 24 prill 2012 në Podgoricë në Turneun e 2 të karatesë “Trofej Kollareviq” morën pjesë 17 klube të karatesë me rreth 450 garues. Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me 31 garues të gjeneratave të ndryshme dhe u rendit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 58 medalje: 33 të arta, 12 të argjendta dhe 13 të bronzta në disiplinat individuale dhe ekipore. Fakt me rëndësi është se nga 14 ekipe që ishin të parapara me Rregulloren e kësaj gare, Klubi “Ulqini” pati të paraqitur 8 ekipe, prej tyre 6 ekipe kampione dhe 2 nënkampione të gjeneratave të ndryshme. -Jemi të kënaqur me këtë rezultat që kemi arritur. Ishim ndër më të mirët e turneut në medaljet e fituara si në Sarajevë, Podgoricë dhe ashtu edhe në gara të tjera që kemi marrë pjesë. Me këto rezultate të njëpasnjëshme përsëri arsyetuam zgjedhjen e klubit tonë për klubin më të mirë në qytetin tonë për vitin 2011.


Kjo nuk do të thotë që do të ndalemi këtu.Do të vazhdojmë të marrim pjesë edhe në disa gara të tjera deri në fund të këtij sezoni, – shprehen trajnerët e klubit – kryetrajneri Kujtim Sukaliq, trajnerët Anell Beganoviq, Naim Duraku, Blerim Sukaliq, Dardan Ceka dhe Semir Nikoçeviq, dhe njëheri ata apelojnë te të gjithë qytetarët dhe institucionet shtetërore dhe ato private që t’u ndihmojnë këtyre të rinjve që po na prezentojnë me dinjitet në çdo garë që marrin pjesë. Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në Turneun në Podgoricë me medalje të arta u shpërblyen këta garues në disiplina individuale dhe ekipore: me nga dy medalje të arta u kurorëzuan: Kristian Junkoviq, Gabriell Bytyqi, Eliza Salihu, Diellëza Rama, Ensar Marshiq, Gabriella Junkoviq, Lulzim Suma, Sretena Gjuriq, Ena Kovaçeviq, Dardan Ceka dhe Allmir Hajdareviq; me nga një medalje të artë u kurorëzuan Emro Bajrami, Albert Rudoviq, Christopher Rudoviq, Edmond Demiri, Idriz Sadikoviq, Admir Luka, Erion Nika, Jeton Lika, Angjella Marnikoviq, Liridon Elezi dhe Blerdi Kapllani. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen këta garues: Behlul Peri, Lavdim Tula, Valentin Sadikoviq, Premton Draga, Ethem Kaleziq, Ibrahim Zogaj, Adnan Kuqi, Bledar Seferi dhe Bylbyl Rexhepi. Udhëheqësia e klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorët Final trade dhe Osman Sukën, si dhe prindërit e fëmijëve.

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”