Përurimi i librit “Masakra e Tivarit” më 31 mars 2012

March 29, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Njoftim për media

 

Shoqata “Ora” dhe Qendra Kulturore – Ulqin do të organizojnë të shtunën, më 31 mars 2012, përurimin e librit “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” të autorit Uran Butka.

Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, të kryera ndaj shqiptarëve.

Ky libër është një sprovë për të ndriçuar këtë masakër me përmasa ballkanike, jo vetëm për të zbuluar të vërtetën, por edhe sepse akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.

Përpos përurimit të librit, kjo veprimtari kulturore ka për qëllim përkujtimin e Masakrës së Tivarit, një prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë e popullit shqiptar.

Për librin do të flasin Agron Tufa, shkrimtar, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha, studiues, nëndrejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, dr. Nail Draga, drejtor i Qendrës Kulturore – Ulqin dhe autori i librit, Uran Butka.

Përurimi do të bëhet në Galerinë “Art” të Qendrës Kulturore – Ulqin në orën 19.00.

Organizojn Shoqata “Ora” dhe Qendra Kulturore – Ulqin

YouTube Preview Image