Klubi i karatesë”Champion”ruan supremacinë

March 30, 2012   | Sporti / Sport

KK Champion gjate dy fundjavave te fundit mori pjese ne kampionatin ballkanik qe u mbajt ne Herceg Novi ku u perfaqesuan 1 167 sportiste nga 13 shtete,si dhe ne turneun e 7-te “Ilixha Open 2012” qe u mbajt ne Sarajeve ku moren pjese mbi 1000 garues.
Ne kampionatin ballkanik per perfaqesuesen e Malit te Zi nga klubi Champion moren pjese 8 nxenes: per pionier,Eliza Markiq,Melita Shata,Andrea,Dragojeviq.Per shpresa,Ivana Rangjelloviq,Adrian Gazivoda,Ardit Murati dhe Genc Murati.Pasi qe konkurenca ishte e madhe ata nuk arriten te shperblehen me medalje,megjithate Eliza Markiq dhe Ksenija Vujosheviq u ndeshen per medalje bronzi.
Ndersa ne “Ilixha Open” , Champion u perfaqesua me 6 nxenes,3 pionier,1 kadet dhe 1 senior.Me medalje te bronzte u kurorezua Goran Kilibarda i grupmoshes 2000.
Kurse me medalje te arte ne luftera individuale per kadet-52kg u kurorezua Adonis Markashi.Ne kete kategori u ndeshen mbi 50 garues.Adonis Markashi zhvilloi 8 ndeshje dhe keshtu fale talentit dhe teknikave te tij profesionale u shpall fitues duke mos humbur as edhe nje pike gjate ndeshjeve,gje qe kete sportist e karakterizon ne cdo event qe ai merr pjese.
Klubi i karatese Champion po vazhdon me suksese duke krijuar talente dhe kampion te vertet.Kjo fale deshires se nxenesve per tu renditur nder me te miret,si dhe fale punes se palodhme te trainereve Lekë Markiqi,Nail Kurtoviqi dhe ndihmes trainerit Gjovani Shkrela.