Ali Zhygjeli – Muzika që ruhet në shpirt – Video

April 13, 2012   | Kulturë / Kultura

  Si të fillosh të bisedosh, dhe më von, edhe ti shkruash  flalët, mendimet dhe një pjesë të jetës   e këtij virtuozit të violinës a po qemales,  siç e quan populli ynë.  Është vështirë,  pasi që Aliu  flet shumë pak…është një njeri  i jashtëzakonëshëm, modest. Një figur markante, i cili ende në moshën 77 vjeçare, tregon gjallëri dhe fuqi shpirtrore dhe fizike.   Më duket se ai  fletë,  vetum me muzikën,  të cilën ai e ka në shpirtë,  dhe në secilën qelizë te qenijes së tij. Më tregon,  se  si fëmi  në moshën 6 vjeçarë ka filluar ta marrë violinën në dorë, dhe të bëjnë muzikë ashtu siç e

ja ka degjuar veshi..  Kështu edhe sot Aliu në moshën 77 vjeçare bën muzikë pa nota.. Është  vështirë të imagjinosh një gjë të till,   por  kur i degjon tingujt e muzikës  nga qemalja nga duart e këti virtuozi  të knaqët shpirti dhe trupi.. dhe atherë e kupton fuqin e shprehjes  e muzikës së ti…

          Aliu, e ka muzikën në gjene të trashiguar nga babai i ti Tahir Zhygjeli,  i cili i pari në Ulqin ka sjellë një violin nga Mbretërija Otomane, nga Stamboli  ku ka qenë i punësuar në një shtëpi të pasur.  Në këtë shtëpi aristokrate ka njoftuar edhe nënën time Nazmijen, e cila është dashuruar në babën tim, pavarësishtë se babai ka qenë më vjetër. Por dashurija, ashtu si edhe muzika nuk ka kufinjë, dhe nëna ime më vonë vjen me baban tim me barkë në Ulqin…  Babai im edhe ka  komponuar  këngë, posaçërishtë për dashni,  dhe Nenës time ja ka dedikuar këngën e cila sot këndohet tek ne në Ulqin në secilën dasëm.

“Nën hije të limoni..te.. moj lulja  Stambolili te”. Në bahçe ku ka punuar babaj im Tahiri,  ka qenë një limon  i madhë,  ku, ai eshë takaur më nënën time. Ky limon ka qenë edhe inspirimi për këngën dhe më vonë edhe vallen, e cila sot këndohet dhe luhet në secilën pëllëmbnë tek ne. Kjo këngë   tregon dashnin e madhe të babait tim për nënën time… Në moshën 6 vjeçare  ka filluar  edhe mua  me më mësuar  të bëjë muzikë me violinë. Për lezuas dhe adhurues të Aliut, ende kjo  violinë  a po “qemale” të cilën babai e Aliut e ka sjellë nga Stambolli,   gjendet në shtëpin  e  ti, si një eksponat, dhe një  egzemplar i rallë,  ndoshta, edhe  në rangun e atyre të mjeshtrave Italian, siç ka qenë Stradivari. Kjo violin trashigohet, dhe brez pas brezit do të jetë në shtëpin time, thotë Aliu me krenari,  pasi që edhe i biri Mustafa, dhe nipat, janë dhe jetojnë, në botës e muzikës.

Babaj im Tahiri, vazhdon Aliu,    me një nostalgji të dukshme,  ka qenë një mjeshtër i madhë i muzikës,  një virtuoz i rallë   i  violinës dhe muzikës popullore orijentale.  Nga Stamboli ,  në Ulqin ka sjellë  këngë të reja ..    kurse nëna,  më ardjen në Ulqin,  në kohën kur femrat  myslimane nuk kanë dal pa “Byrde,”    ka sjellë një stil  modern në veshën e asaj kohe tek ne në Ulqin. Më kujtohet se edhe Cafo Begu,  e ka thirë për me bisedu, pasi që ka ndiku në femrat e asaj kohe”negativisht”.  Dua të themë se  Ulqini e ka tërhjek nënën time pasi që jeta  këtu tek ne,  ka pasur   shumë ngjashmëri me jetën në Stamboll, por edhe rethanat politiko shoqërore e kanë ndal që të jetojn këtu. Fillimi i  luftës  nuk ka lejuer më, me u kthyer  në Turqi , dhe kështu prindrit e mi kanë vazhduar jetën në Ulqin.  Më vonë, pas 40 viteve kanë  shkuar në vizitë në Turqi,  ku   ende atje kemi kushrinjët nga nëna.

            Prandaj,   nuk është për të çuditur që të gjithë ne,  e kemi muzikën në shpirtë dhe në gjak. Mustafa , djali im,   është bërë i njohur jo vetum si pedagog dhe profesor i muzikës,. por edhe  ai,  si babaj  im  Tahiri,  dhe unë  më vonë,  ka filluar  të bëjn  dhe të merret me muzikë, nepër hotele  me  shokun e ti  Mirkon..     Ajo ishte koha  e shkëlqimit  dhe koha  e art e turizmit tonë,  kur hotelet dhe plazhët tona kanë qenë plotë me  mysafirë nga vendi dhe nga bota. Një kohë e jashtëzakonëshme, kur edhe unë kam punur  në turizëm ne autokampin “Milena” si “hausmeister”..  Kurë i kujtohem asaj kohe,  më shkojn lotët nga nostalgjija e madhe, pasi që jam i sigurt, se të gjithë ne,  kemi jetuar shumë më mirë dhe më të knaqun se sot.

Kështu  edhe unë,  si babai im mua,  e kam drejtuar  djalin tim Mustafën në studimin e muzikës, konkret fizaharmonikës.. Gjithashtu, edhe nipat e mij tash më studion muzikën në Tiranë.. Ardi, violinën kurse Rioni fizharmonikën.  Prandaj mundë të them,  me plotë  krenari  dhe më një knaqësi  të   jashtëzakonishtë , se  muzika  dhe tingujt e saj  do të vazhdojnë në shtëpin time, brez pas brezit.. Për këte jam shumë  krenar,

dhe  më duket se, edhe kur të ndroj jetë,  shpirti im  ka me gjetë prehje, sepse gjithmonë, ka me më përcjellë muzika,  e posaçërishtë tingujt e instrumentim tim “qemales”..

           Aliu ka filluar më ba muzikë me shokut e ti, të cilët si ai,  kanë pasur talent dhe e kanë adhuruar muzikën popullore Ulqinake. Me Rifatin  dhe  Vehbiu Llazoren, me  Beto Kashoxhën dhe posaçërishtë me Rexhep Abazin kanë themeluar në vitet 67 dhe 68 të shekullit të kaluar,  grupin muzikor dhe folkloristik ,  i cili ka jap koncerte në Ulqin,  por edhe jashtë Ulqinit.  Këto entuzijasta  pa ndërprerje kanë bër muzik edhe në dasma , synetllyke dhe në argtime të ndryshëm. Me një respekt të posaçëm,  dhe me një pijetet të madhë fletë për Rexhepin dhe Vehbiun  të cilët nuk jetojn më. Posaçërishtë për Rexhep Abazin i cili ka qenë një aktor i pa lodhur dhe një ndër themeluesët e trashigmisë e folklorit Ulqinakë.

“Dasma Ulqinake”  e cila ende edhe sot,  kur do si luhet, është një sinonim  dhe një simbollë, një kujtim në   Rexhep Abazit, si një ndër valtarët më të mirë të cilët i ka pasur qyteti ynë

              Aliu, edhe sot nga një herë bën muzikë, por edhe bën emisione në TV,  ku merrë pjesë edhe me ansamblin “Burimi” ku ai është antar ende edhe sot, në moshën 77 vjeçare.

              Aliu është një njeri i “butë” siç thotë populli ynë, një njeri modest. Flet shum pak, dhe më kujtohet fjalija e parë  e kësaj interviste, ku themë,   se  më duket se ai flet vetëm me muzikë, dhe me tingujt e “qemales” . Vështirë të ja nxjerrish ndonjë fjalë nga jeta e ti, nga rinija,  ku më thotë se gati tre vite ka punuar edhe nepër Malë të Zi. I kujtohet puna e vështirë në tunel ke Pluzhina. Por edhe atje e kam pasur violinën me vehte, thotë Aliu. Kur kam pasur kohë kam bër muzikë, dhe u

a kam lehtësuar të gjithë atyre, pavarësisht nga kombi dhe kombësia çastet dhe momentet e vështirë në punë.  Është vështirë  sot, ta paramendosh punën dhe jetën në kushte të vështira  pas luftes dytë botërore, pa familije,  por, është dashur me mbijetu,  i kujtohet Aliut koha më e vështirë  e jetës së tij…

Por, unë kam pasur përparsi, pasi që në momentet e vështira kam pasur muzikën,  e cila  ka qenë ajo  fuqi,  e cila më ka mbajtë dhe më ka inspiru gjithmonë…pavarësisht nga kushtet dhe rethanat të cilat na i ka sjellë jeta.. Më vonë në ato kohët e arta të turizmit tonë, kemi arritë një jetë më të mirë dhe më të lehtë, dhe, natyrishtë  kam pasur edhe  kohë më tepër  të merrem  me muzikë.  Kam bër,  edhe ende do të bëj muzikë, deri te fundi i jetës time.  Jam i knaqun dhe m

endoj se e kam arritë amanetin e babajt.

                  Muzika, tingujt e “qemales” dhe të harmonikës do të degjohen në shtëpin time edhe pas meje, dhe për te, them  se, pa  dëshim jam i knaqun me të gjithë ato se çka kam arritë në jetë.

                  Ndahem nga kjo figur markante e qytetit tonë. Më duket se pak kanë mbetë ato të cilët merren të themë më mirë,  me këtë “mjeshtri”pasi që në kohën e “turbo “ folklut,  jan ndruar edhe vlerat, por jo vetëm në muzikë. Prandaj  është mirë,   që peronazhet siç është Aliu të përmenden dhe ti shenojmë dhe mos ti harrojmë. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këto njerëz të cilat kanë shenuar qytetin tonë në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur edhe ta gëzojnë vendin e merituar në trashigëminë tonë. Aliu, pa dëshim  meritonë një vend të posaçem.

 

Ulqin mars 2012.

Ismet KARAMANAGA

3