Ulqini në forumin e parë nderkombëtar ekonomik në Kosovë – Foto

April 21, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji

U mbajt Forumi i parë Ekonomik Ndër-kombëtar

Kosova ofron mbi 110 mijë mundësi bashkë investimi

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe institucionet nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët mbajtën Forumin e Parë Ekonomik Ndërkombëtar në Prishtinë, me temë “Kosova, shtet i artë për investime”, si pjesë e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”. Në këtë forum ishin të pranishëm zyrtarë institucionesh, ambasador e biznese nga Kosova. Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Kosova Lindore dhe shtete tjera. Forumi është një mundësi e mirë për Kosovën që prezantojë mundësitë për investime të huaja në Kosovë.
– Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se ky forum si pjesë e projektit gjigant “Javët e Biznesit Kombëtar”, të iniciuar nga AKB-ja, ka për qëllim që të ulen në një tavolinë të gjithë akterët kryesorë të përfshirë në jetën ekonomike të vendeve tona dhe të arrihet shkëmbimi i informative mbi potencialet që ofrojnë shtet tona për investime ekonomike dhe shkëmbime tregtare.

“Po e prezantoi Kosovën një shtet i artë për investime. Kosova është një nga shtetet që më së shumti promovon stabilitet ekonomik dhe politik në rajon,ku të drejtat e njeriut, përcaktimet fetare, politike, etnike, minoritetet dhe gjinia femërore janë prioritet I respektimit të demokracisë në të gjitha institucionet, ku garancinë e jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së shtoi se nuk është e panjohur ideja e lancimit të Kosovës si një “El Dorado” të kohëve moderne, ku sigurisht nuk do të gjeni rrugë dhe ndërtesa të bëra prej arit, por do të gjeni mundësi dhe punëtorë të artë, taksa të ulëta dhe mbështetje të pakufishme nga shteti i Kosovës në iniciativat e biznesit.

“E njehni Kosovën, por jam në mëdyshje nëse e njihni ekonominë në zhvillim të Kosovës dhe mundësitë e mëdha që ofro ajo. Ju jap jo pak arsye për mundësitë e mëdha që ofron tregu për investime”,tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës dha dhjetë arsyet përse duhet investuar në Kosovë. Këto fusha dhe lehtësia përmendi burimet njerëzore, sistemi i taksave, rruga drejt zhvillime evro-atlantike, transporti, privatizimi, investimet në pasuritë nëntokësore dhe energji, investime në bujqësi, turizëm dhe investimet në tregun financiar.

Ai shtoi se një shembull i mirë është shifra e 110 mijë bizneseve në Kosovë, të cilat ofrojnë 110 mijë mundësi të reja bashkëpunimi dhe bashkë investimi.

“Ne besojmë në sinqeritetin dhe interesimin tuaj. Oferta jonë do t’iu shtyj të mendoni mundësit e shfrytëzimit të potencialit që ka Kosova për ju”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Sipas tij në këtë forum janë të pranishëm mbi tetë shtete me 250 delegatë dhe industrialistë nga sektori i prodhimit, shërbimeve dhe të tregtisë, infrastrukturës, energjisë, arsimit, shëndetësisë e fushave tjera.

Më pas kanë folur investime edhe Mimoza Kusari, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Kosovë, Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë.  Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në vendin tonë, Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ibrahim Gashi, zv.ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Rashiq, ministri Punës e shumë kryetar dhe shumë personalitet tjera shqiptare.
Në këtë forum  mbajtën edhe takimet B2B mes bizneseve ku bizneset shkëmbyen informacione më njëri-tjetrën dhe arritën bashkëpunime në fushat ku ata punojnë.


Ky forum organizohet si pjesë e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, organizuar nga AKB dhe i mbështetur nga Institucionet qeveritare në Kosovë, si dhe nga bashkorganizatorët tanë, KASH, Bashkia Tiranë, OEMVP, Klubi i Biznesit Maqedono-Izraelit, Komuna Ulqin, Komuna Cair, Lugina e Preshevës, Montenegro Business Alliance.

Aleanca Kosovare e Biznesit
Foto nga Biznis Klub Ana Malit Facebok – Din Zeneli


YouTube Preview Image