Leonora Jakupi pozon në kopertinën e një reviste

May 6, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Leonora Jakupi do të jetë në kopertinën e një reviste të përmuajshme shqiptare. Por për të arritur deri aty këngëtarja ka urdhëruar ti plotësohen një sërë kërkesash. Si fillim këngëtarja ka refuzuar të punojë me stafin e revistës dhe ka kërkuar të bashkëpunojë vetëm me stafin e saj me të cilët punon prej kohësh.

Leonora si një këngëtare me standarte të larta nuk ka dëshiruar të rrezikojë kopertinën për këtë arsye vendosi që gjithçka kishte të bënte me imazhin të ishte nën kujdesin e profesionistëve te të cilët ajo ka besim të cilët janë stilisti Valdrin Sahiti, artistët e flokëve dhe make up- it Kaçi dhe Sellma dhe fotografi Artan Korenica. Për të parë rezultatin final të këtyre kërkesave prej dive botërore duhet parë kopertina e revistës.
Bluetooth
YouTube Preview Image