Komuna e Ulqinit organizon mbajtjen e disa kurseve për Gra

May 11, 2012   | Bota

Thirrje për shfaqje interesi

      NJ O F T I M

Në kuadër të projektit i finansuar nga Bashkimi Europian

“QENDRAT E RESURSËVE GJINORE PËR ORIENTIM DHE KUALIFIKIM PROFESIONAL TË GRAVE TË PERJASHTUARA NGA JETA SOCIALE NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI”,

Komuna e Ulqinit organizon mbajtjen e  disa kurseve për gra ne fusha te ndryshme. Me këtë rast lajmërojme të gjitha gratë të cilat janë të interesuara se kurse do të mbahen per:

 

– Rrobaqepësi

– Gjuhë Italiane

– Gjuhë Angleze

– Punë me kompjuter

– Turizem – Kulinari

 

Kurset që do të ndiqen janë pa pagesë. Të interesuar mund të lajmërohen në këto kontakt telefone: 067 635 496 ; 067 605 417.

 

Ju  mirëpresim!

Komuna e Ulqinit