Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

May 11, 2012   | Shoqëria / Društvo

Takimi me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale

Kryetari i Komunes së Ulqinit Nazif Cungu priti sot, në një takim, një delegacion të zgjeruar përfaqësuesish të pushtetit lokal në Kosovë, në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale të organizuar nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë. Të panishem ishin kryetarë të kuvendeve komunale të 6 komunave të cilët njohën kryetarin e komunës tonë me qëllimin e vizitës së tyre, bashkëbisedimin me drejtues të qeverisjes lokale të Ulqinit, në mënyrë që të njihen me zhvillimet dhe reformat për konsolidimin e zgjerimin e përgjegjësive të pushtetit lokal.

Kryetari Cungu shprehur vlerësimin për këtë projekt, theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë në fushën e qeverisjes  vendore.  Ai u shprehu i bindur se qeveritarisja vendore e Ulqinit me ato të Kosovës mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojmë ato me sukses në interesin më të mirë të komuniteteve që ne drejtojmë.

Komuna e Ulqinit momentalisht nuk është gjende të mirë administrative e financiare, mirpo me ardhjen tonë në pushtet po punojmë intenzivisht në fushat përkatëse në mënyre që kjo komunë të konsolidojë qeverisjen e sajë. Po punojmë në hartimin dhe miratimin e planeve urbanistike,planit hapsinore të Ulqinit, planit strategjik si dhe po punohet në standartizimin e infrastruktures së qytetit. Të gjitha këto iniciativa krijojnë një bazë të mirë të mundësive për investim në komunën e Ulqinit theksoi kryetari Cungu.

Pas këtij takimi ato shfrytëzuan rastin të vizitojnë edhe pllaken përkujtimore e cila u ngrit nga qytetarët e Kosovës në shenj të rrespekti dhe mirnjohjes popullatës së Ulqinit në strehimin e refugjateve nga Kosova në kohen e luftes atje.

Komuna e Ulqinit