Flori Mumajesi: “Nuk më imitoni dot”

May 13, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi duket se është disi i nervozuar me ata kompozitorë të tjerë të cilët flasin keq për muzikën që Flori bën. Me kë e ka pasur konkretisht kompozitori dhe këngëtari, këtë nuk e dimë ende, por nga ajo çfarë ka shkruar ai duket mjaft i nervozuar “Pse gricesh kot? Shiko punën tënde dhe dëgjo çfarë bëjmë ne ahengxhinjtë, që të mbijetosh në treg.

Gjysma e këngëtarëve që nuk mundemi t’u bëjmë këngë ne, vijnë te ty dhe të kërkojnë këngë si ato që bëjmë ne”, – ka reaguar Flori në profilin e tij në Facebook. MAPO

YouTube Preview Image