Klubi i karatesë “Ulqini” i treti në renditjen e përgjithshme

May 16, 2012   | Sporti / Sport

Më 13 maj 2012 në Shkup, Maqedoni, në organizimin e klubit vendas të karatesë “Solidarnost”, u mbajt Turneu XII ndërkombëtar i karatesë “Solidarnost Open”, në të cilin morën pjesë 57 klube me mbi 500 garues nga pesë shtete: Maqedonia, Mali i Zi , Kosova, Serbia dhe Bullgaria. Ky turne është një ndër turnetë më masovike në Maqedoni me një konkurrencë mjaft të fortë.
Në këtë turne Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me 18 garues. Ata u kurorëzuan me gjithsej 24 medalje në disiplinat individuale dhe ekipore, prej tyre 9 të arta, 10 të argjendta, 5 të bronzta dhe 1 kupë të plasmanit gjeneral. Po ashtu në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë në mes të dy klubeve, nga klubi i karatesë “Solidarnost” iu dorëzua klubit të karatesë “Ulqini” një plaketë mirënjohjeje.