Ulqiniakët ne pritje te sezonit te ri turistik

Ulqiniakët përgatiten për turizëm

Jo vetëm institucionet, por edhe hotelet, plazhet  restorantet e individët kanë nisur me përgatitje adekuate për realizmin e një sezone më të suksesshme turistike në Ulqin. Shiu paksa ka penguar dhe thuajse se ka ndalur pak  ecjen normale të punimeve. Edhe ministri i Turizmit të Malit të Zi, Predrag Sekuliq, ka vizituar Komunën e Ulqinit ku është informuar nga kryetari Nazif Cungu, rreth përgatitjeve për këtë verë.

Rrezart Mavriqi, pronar i agjencionit Argos, e cila ka me qira hotelin  luksoz me katër  yje  në Ulqin, tregon se kanë bërë përgatitjet e duhura për  realizmin e një sezone turistike.  Ai tregon se kanë bërë investime të mëdha  në mënyrë që klientët e juaj të kenë kushte sa më të mira dhe të cilësisë së lartë. Po ashtu edhe cilësia në shërbime është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Ai tregon se Hoteli Otrant  ka kapacitete 134 dhoma me rreth tre qind shtretër.

“Presim që sivjet të kemi një sezone turistike shumë më të mirë se në të kaluarën, Kemi realizuar një varg kontratash me agjencione nga shtete të ndryshme”, tha Rrezart Mavriqi. Ai shpreson se numër i madh i turistëve të vijnë edhe nga Kosova. Tashmë ka kushte të shkëlqyera akomodimi, shërbime cilësore dhe ushqim të cilësisë së lartë.

“Çmimet janë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara dhe sa i përket turistëve nga Kosova u premtoj atyre se çmimet janë më të lira se në shumë hotele të Kosovës”, thotë Rrezarti. Ai tregon se çmimet janë nga 25 deri në 50 euro për person gjatë kësaj vere duke llogaritur edhe ushqimin dhe kjo tregon  se janë më të lira se në hotelet e Kosovës, e derisa  kushtet dhe cilësia këtu tek ne është e nivelit shumë të lartë. Pos këtyre  vetive të mrekullueshme. Hotel Otrant,  ofron edhe shumë të mira tjera, sepse hoteli gjendet buzë plazhit të madh, ku dhe ka edhe pishinën e vetmja e tillë e këtij lloji.

Nazif Cugnu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se kanë bërë investime të nevojshme për realizmin e projekteve madhore dhe të cila do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për turistët.  Kryetari tregoi për projektin e ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës nga pikë kalimi kufitar Sukobin drejt Ulqinit ku mbi gjashtë kilometra do të asfaltohen së shpejti, po ashtu edhe ndërtimi i Urës mbi Porto Milen pritet të kryhet kah fundi i qershorit.  Kryetari tregoi edhe për shumë punë të mira që janë bërë dhe të cilat do të ndikojnë pozitivisht tek turistët.

Predrag Sekuliq, ministër i Turizmit të Malit të Zi, gjatë vizitës që i ka bërë Ulqinit, tha se kanë bërë përgatitjet adekuate të sezonit turistike. I pyetur  nga agjencia e lajmeve “Kosova Info” rreth lehtësirave që kanë krijuar për turistët nga Kosova, Ai i përgjigj se turistët e Kosovës  vijnë në masë të madh e në Mali të Zi dhe janë munduar të trajtojnë  në mënyrë më të mirë me lehtësira. “Sivjet kemi kushte  në pikë kalimet kufitare  nga hyjnë turistët nga Kosova dhe trajtimi i tyre do të jetë në mënyrë  sa më të shpejt dhe nuk do të lejohet krijimi i kolonave dhe radhëve në pikë kalime dhe do të reduktohen procedurat, pritjet do të minimizohen.

Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se kanë bërë përgatitjet adekuate dhe investime në të gjitha fushat  që turistët të kenë kushte sa komode gjatë qëndrimit në Ulqin dhe mos të kenë probleme.

“Oferta turistike do të jetë më e pasur se në të kaluarën dhe  Ulqini do të jetë epiqendër  e turizmit në rajon.  Ai tregoi se gjatë  bisedës që kanë pasur me ministrinë  e turizmit kanë kërkuar dhe kanë marr premtimin se nuk do të lejohet krijimi i kolonave të gjatë të turistëve sikur ka ndodhur në të kaluarën dhe  pritjet dhe procedurat do të zvogëlohen.

Naser RAMADANI
Kosova.info

YouTube Preview Image

1