Kryetari i Komunës së Ulqinit:Telegram Ngushllimi Presidentit të Shqipërisë

May 22, 2012   | Anketë / Anketa

KOMUNA E ULQINIT

Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi

Telegram ngushëllimi
Me hidhërim të thellë morem lajmin e aksidentit tragjik që ndodhi në Himarë ku humbën jeten 13 të rinj,një ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm familjaret e viktimave por mbarë popullin shqiptarë.
Prandaj në emer të qytetarëve të komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju Zoti President,familjarëve qe pësuan nga kjo tragjedi si dhe gjithë popullit shqiptar.

Kryetari
Nazif Cungu