Përfundon me sukses “Pranvera në Anë të Malit 2012”

Shoqata “ORA” me 18, 19 dhe 20 maj 2012, organizoj manifestimin tradicional “Pranvera në Anë të Malit”gjatë edicionit IX të manifestimit,natën e parë, në kuadër të ciklit “Ana e Malit ndër vite”, në Kalanë e Shasit, kanë prezantuar krijimtarinë dhe prezantimi i etnografisë së Anës së Malit dhe mënyra e punimit të tyre prej artizanës Sutë Xhurreta prej katundit Rashtish.

Në bashkëpunim me Art Klubin, prezantimi i etnografisë dhe riteve të Anës së Malit nga studiues të Universitetit të Prishtinës: Drita Halimi Statovci, Ukë Xhemaj dhe Zanita Halimi.Duke vazhduar me këngë të tradites së Anës së Malit, Ulqinit dhe Shkodres realizuar nga kompozitori Gëzim Gjeka.

Për të dytën herë pas shumë kohësh, kultura shqiptare u rikthye në Kalanë e Shasit, me një mbrëmje kulturore të organizuar të premten, në kuadër të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”, që organizohet nga Shoqata “Ora”.


Mbrëmja ka qenë e gërshetuar me një sërë aktivitetesh. Në kuadër të ciklit “Ana e Malit ndër vite”, para publikut të pranishëm, të fascinuar nga bukuria e Kalasë së Shasit dhe pamjet madhështore që ofrohen nga ky vend, kanë prezantuar krijimtarinë e tyre.

 

E shtunë, 19 maj 2012 Dita e dytë e këtij manifestimi iu kushtua sportit, ku u zhvilluan gara në:

– Atletikë – Gara në vrapim

– Turne në volejboll

– Turne në futboll

– Turne në shah

– Turne ne ping pong


Pjesa qendrore e manifestimit është mbajtur të dielën pasdite në stadiumin e Shasit, ku është shfaqur një program kulturo-artistik i përbërë me muzikë, këngë, lojëra popullore, ushqim tradicional.

E diel, 20 maj 2012

– Program kulturoro-zbavitës

– Muzikë popullore

– Humor

– Lojëra popullore

– Ushqim tradicional

Lajme nga Ulqini

Për ma tepër Fotografi – Ana E Malit Tradita Facebook

VIDEO TV TEUTA

2