Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012

May 25, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Hapja solemne e xhamisë së Marinarëve në Ulqin me 1.06.2012 Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012Në plazhin e vogel të Ulqinit më 1 qershorë 2012,do bëhet inaugurimi i xhamisë së Marinarëve.Pas një pune dhe angazhimi të madhë nga Bashkësia Islame e Ulqinit dhe nga qytetarët e Ulqinit,do lëshohet në përdorim xhamia e re, e cila qytetarëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare.
Xhamia e Marinarëve në Ulqin.1 Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012
Diçka për Xhamin e Detarëve në Ulqin
Në vitin 1932, të qytetit bregdetar të Ulqinit iu shkatërrua një ndër xhamitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit, ajo e marinarëve, që sipas shënimeve studimore: “të dhënat e vitit 1571 tregojnë që, kur erdhën turqit në këto vise, e kanë gjetur xhaminë e maurëve apo arabëve marinarë. Për turqit që e sollën fenë islame, kjo xhami ishte një befasi e rrallë” [Ismet H. Karamanaga: “Kalaja legjendë dhe art”, Ulqin 2006, fq.56.]
Xhamia e Marinarëve në Ulqin Kalaja e Ulqinit  viti 1571 1024x400 Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012
Në bregdetin e Ulqinit, në gjirin e plazhit të vogël, u rindërtua xhamia e lashtë e detarëve. Me siguri, dallgët e shumta që do ta vizitojnë këtë bregdet, ditë pas dite, do të sjellin me vete imazhet e detarëve të parë muslimanë arabë që sollën me vete, në këtë vend, jo vetëm besimin dhe dritën e Islamit, por hodhën edhe themelet e xhamisë së sinqeritetit, ngulitën me zemrat e tyre rrënjët e besimit në Njësinë e Zotit, në dijen e pakufishme, në përkushtimin ndaj jetës… Ai sinqeritet u ruajt ndër shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti. E ruajtën dallgët. E ruajti kalaja shumëshekullore. E ruajtën brezat…
Hoxhallaret ne oborin e Xhamis se Marinarve Ulqin Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012

Do të mundohemi që të behet transmetimi live ne internet,sipas mundësive në Ulqin,Lajme nga Ulqini qëndron gati për transmetim,dhe si gjithmonë jemi në shërbimin e juaj.

Lajme nga Ulqini

0 Hapja solemne e xhamisë së Detarëve në Ulqin me 1.06.2012



Comments are closed.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja