Në Ulqin u mbajt takimi i tretë i Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore

June 4, 2012   | Politika

Kumtesë për opinion

 
Me këte kumtesë  për opinion ju njoftojmë mbi mbledhjen e tretë të Lidhjes së Forumeve Rinore Mbarëshqipëtare e cila u mbajt në Ulqin me 26 Maj 2012.

Para kësaj mbledhjeje u mbajtën dy mbledhje te tjera në Shkup dhe në Prishtinë ku edhe u hodhën bazat e kësaj Lidhjeje. Takimi i përfaqësuesve të të gjithë forumeve rinore të subjektëve politike mbarëshqipëtare u mbajt ne Hotelin Otrant në Ulqin dhe u diskutuan 2 çeshtje kryesore:

–          Planifikimi dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta

–          Hartimi i Deklaratës e cila do të nënshkruhet në Prizren.

Pas diskutimit të çeshtjes së parë u vendos plani i bashkëveprimit të Lidhjes së Forumeve Rinore Mbarëshqipëtare.

Fillimisht do të nenshkruhet Deklarata e Lidhjes së Forumeve Rinore Mbarëshqipëtare ne Prizren në qershor të këtij viti dhe arsyeja pse u zgjodh Prizreni është referenca historike dhe kremtimi i 134 vjetorit të nënshkrimit të Lidhjes të Prizrenit. Pas kësaj u vendos që aktiviteti kryesor do të jetë Kuvendi rajonal mbi origjinen dhe kulturen e shtetit Shqipëtar dhe shqipëtareve. Ky aktivitet do të organizohet në Nëntor të këtij viti.

Pjesmarrësit e mbledhjes poashtu u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe Kryetarin e Forcës Demokratike z. Nazif Cungu i cili përshëndeti iniciativen dhe shprehu besimin e tij tek te rinjtë duke pranuar mundësinë e ndihmës për organizimin e veprimeve të perbashkëta.

Z. Cungu u shpreh se fokusi i çdo ndryshimi qendron tek të rinjt dhe se të rinjt janë ato që do të vazhdojnë integrimin dhe zhvillimin e çdo kombi.

Mysafirët vizituan edhe Kalanë e Ulqinit ku prof. Ismet Karamanaga i njoftoi edhe per historinë e popullit shqipëtar në Mal të Zi.

Takimi i rradës do të jetë në Prizren në qershor të këtij viti.

Sherbimi per informim – Forca Rinore Ulqin

2