Nis asfaltimi 5 km rrugë nga Muriqani në drejtim të Ulqinit

June 14, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Ngjarjet - Events

Stina e ngrohtë dhe hapja thuajse zyrtare në gjithë rajonin e sezonit turistik ka detyruar dy policitë kufitare asaj të Malit të Zi dhe të Shqipërisë që të thjeshtojnë procedurat e përpunimit të dokumentacionit në pikat e kalimit kufitar në mes dy vendeve.

Sipas burimeve pranë dy policive është arritur marrveshja mes palëve që gjatë sezonit turistik të ri përpunimi i dokumentacioneve do bëhët vetëm në një pikë kontrolli sic është rasti mes Shqipërisë dhe Kosovës ashtu edhe mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Edhe pse kjo është kërkuar që vitin e kaluar një marrveshje e tillë është refuzuar nga pala malazeze nën pretekstin e kontrollit më të rrept të kalimtarëve, me gjithë atë lehtësira ka pasur. Këtë vit synohet që lehtësirat të thjeshtohën edhe më shumë duke pasur vetëm nag një pikë kontrolli, një në hyrje dhe një në daljë, dhe me këtë synohet që qarkullimi të jetë më I shpejt duke shmangur edhe rradhët e gjata në këtë pikë kalimi kufitar.

Nga ana e Malit të Zi është bërë edhe shtrimi i shtreses së parë të asfaltit të 5 km të parë të rikonstruktuar të rrugës në drejtim të Ulqin.

5 km rrugë nga dogana në drejtim të Ulqinit të cilat që 9 muaj janë nënshtruar rikonstrukcionit po shtrohen me asfalt.

Tashmë ka nisur shtresa e dytë e asfaltit ndërsa janë në përfundim e siper edhe kilometrik i fundit që shpresohet të përfundoj brenda pak ditësh. Punimet kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe kanë ecur me ritme të shpejta.

Ndërkaq këto punime që po kryhen vetem pak metra më larg kufirit me Shqipëri janë shembulli më i mirë se afatet kohore duhen rrespektuar se në të kundërten dëmtohet imazhi dhe zhvillimi turistik i zones.

TV1 CHANNEL