Cungu: Nëpërmjet eleminimit të barierave të inkurajojmë zhvillimin e biznesit

June 15, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Me datë 14.06.2012 në sallen e vogel të Kuvendit Komunal të Ulqinit u mbajt një takim me temen “Nëpërmjet eleminimit të barierave të inkurajojmë zhvillimin e biznesit” e cila u organizua nga Alianca e Biznesit të Malit të Zi. I pranishem në këtë takim ishte kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, përfaqësues të komunës si dhe përfaqësues të bizneseve të Ulqinit.
Të pranishmit i përshendeti këshilltari ekonomik i aleancës së biznesit të Malit të Zi Zoran Vuleviq i cili falenderoi kryetarin e komunës që shpreh gadishmerin e tij për të organizuar takime të tilla,poashtu falenderoi edhe Ulqin Biznis Asociacionin që ndihmoi në organizimin e këtij takimi.
Ai theksoi se arsyeja e organizimit të këtij takimi është se ne shohim mundësi të mëdha të zhvillimit të biznesit, jo veç këtu në Ulqin por në të gjithë Malin e Zi, andaj jemi të interesuar që të punojmë maksimalisht në eleminimin e barierave të biznesit.
Në këtë takim duam të dëgjojmë zerin e bizneseve për problematikat dhe sygjerimet që ato kanë, të nxjerrim përfundime dhe këto përfundime t’ia dërgojmë qeverisë së Malit të Zi në mënyrë që të shihet mundësia e eleminimit të tyre.
Më pas fjalen e mori kryetari Cungu i cili falenderoi organizatorët e këtij takimi dhe tha se takime të tilla kontribojnë në evidentimin dhe punen e mëtutjeshme për eleminimin e barierave që bizneset kanë.
Edhe përkunder punës që është bërë, barierat ekzistojnë dhe Komuna e Ulqinit po punon fuqishem në eleminimin e tyre. Ndër barierat kryesore të zhvillimit të biznesit në Ulqin kanë qenë planet urbanistike që kanë ndikuar në stagnimin e investimeve kapitale nga bizneset,qofshin ato vendase apo të huaja. Ai theksoi se gjatë muajve të fundit janë aprovuar 16 plane urbanistike,pritet që shum shpejt të punohen planet urabanistike edhe për 1100hektar të tjerë, janë punuar studime të lokacioneve në zona të ndryshme, po punohet plani hapsinor i Ulqinit, shumë shpejt do të aprovohet plani strategjik deri në vitin 2018, jemi në përpunim të projektit për zonen e biznesit në Krythë ku bizneset do të kenë mundësi të investojnë në këtë zonë duke qenë të liruar nga taksat, jemi në kompletim të infrastrukturës për pastertinë e qytetit ku deri në fund të këtij muaji ndermarrjes komunale do ti vijn 8 kamion të rinj,1 bager, kontinier të nevojshem, poashtu pas 10 viteve jan rikthyer ne punë kolektoret për derdhjen e ujrave të zeza e kështu me rradhë.
Kryetari Cungu tha që çdo të dyten të shtunde bëjmë takime me grupe të ndryshme të bizneseve për të folur për punën dhe problematikat që ata kanë. Ai tha se komuna e Ulqinit i ka ulur taksan në nivelin 13% dhe shum shpejt do të nisim punen për përpunimin e një pakete të re fiskale ku do të jenë të përfshira të gjitha grupet e interesit. Poashtu po punojmë që të rrisim transparencen e punës dhe menaxhimit të parave publike në mënyrë që të rritet besueshmeria te qeverisja lokale e Ulqinit dhe mendoj që të gjitha këta aktivitete do të ndikojnë në eleminimin e barierave që bizneset e Ulqinit mund të kenë.


Në takim ishte i pranishem përfaqesuesi i Ministrisë së Ekonomisë Goran Nikoliq që foli për punen e qeveris në eleminimin e barierave të biznesit, si dhe ndihmës sekretarje e Bashkësisë së Komunanave të Malit të Zi e cila foli për ndikimin e këtij subjekti në eleminimin e këtyre barierave.
Nga ky takim u dol me këto përfundime:
-Angazhimi në uljen e ekonomisë zezë
-Hapja e kalimit të kufirit me Shqipërinë për qarkullim të mallrave
-Kapërcimi i problemeve me objektet e përkohshme
-Përgatitja e dokumenteve planifikuese
-Shkurtimin i mëtejshëm i procedurave dhe barrierave administrative për marrjen e lejeve të ndryshme
-Aktivitetet për të inkurajuar veprimtaritë prodhuese
-Ruajtja e cilësis së fuqisë punëtore
Komuna Ulqinit
YouTube Preview Image