Nesër shfaqet “Rituali i jetës” në Ulqin – më 30 qershor – Video

June 29, 2012   | Lajmet / Vijesti

Musical që ndërthur folklorin shqiptar me element kontemporan, “Rituali i jetës”, nga koreografi Arian Sukniqi do të nis udhëtimin për të çuar edhe jashtë kryeqytetit emocionet e elementeve autentike kombëtar.
Ndalesa e parë do të jetë Ulqini, në 30 qershor, e më pas, në kuadër të 100-vjetorit, “Rituali i jetës” do të përcjell në çdo qytet motive të folklorit të Shkodrës në një shfaqje që mbart në vetvete një frymëzim, që ka një qenie njerëzore kur vjen në jetë dhe fryma e fundit kur largohet nga kjo jetë.
“Rituali i jetës”, bazohet në tre linja kryesore si: lindjen, dasmën dhe vdekjen, por që do të vijnë invers për publikun.
Sipas koreografit dhe regjisorit të shfaqjes, Arian Sukniqi, kjo zgjedhje, pra që shfaqja të fillojë me vdekjen dhe të mbarojë me lindjen, është bërë në mënyrë që publiku mos të largohej nga salla me brengë.
Etnomusical-i bashkon artistë e trupës së baletit të TKOB-së me solistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të cilët do të interpetojnë nën muzikën e Klodian Qafokut.
Ndër solistët janë emrat e Sidrit Bejlerit, Sabahet Vishnjas, Rudina Delias, etj. Triptiku skenik, “Xhubleta e Gjamës”, “Një vello në jare”, “Ninulla që përkund jetën”, janë vlera autentike të popullit tonë marë nga krahina të ndryshme e që ndërthurren në musical-in e ideuar nga Zhani Ciko.
Artistët do të interpretojnë në skenografinë e Bledar Gerxhaliu e konceptuar në tre skena të ndryshme, sipas triptikut skenik, ndërkohë që kostumet e Ansamblit do të jenë të gjitha folk, ndërsa të balerinëve të TBKO-së do të jenë moderne me element kombëtar.
Vepra një vit më parë u dha premierë në TKOB, ndërsa ka udhëtuar edhe në shumë skena të tjera si brenda dhe jashtë vendit. Mbrëmjen e 30 qershorit shfaqja do të ngjitet në Kalanë e Ulqinit./BW/

RTV 21
YouTube Preview Image