BKA e pakënaqur me mungesen e ujit ne Anë te Malit

July 6, 2012   | Reportazh / Reportaža

Nr.02-07/12
Ulqin, më 02.07.2012

Shoqata Biznis Klub Anamalit,e cila në bazën e programit dhe statutit të saj ka mbrojtjen e qytetarëve të Anës së Malit, përkatësisht interesave te tyre jetësore është thellësisht  e shqetësuar me mungesen e ujit në zonën e Anës së Malit, giatë këtyre ditëve me temperatura shumë të larta, kur mungesae ujit në këtë zonë shkakton probleme elementare për funksionim normal të jetës.

Mungesa e furnizimit me ujë është vështirësuar për tërë zonën e Anës së Malit, megiithëse territoret e saj janë të njohura me burimet të ujit, kursen në mënyrë të veçantë qysh para rreth dy javëve, saktësisht që nga 23 qershori pothuajse nuk kanë fare uje qendra e Anës së Malit, Katërkolla dhe Brajsha, një nga venbanimet më të mëdha.

Ne në Biznis Klub Anamalit, kemi pasur ankesa të shumta nga qytetarët anamalas për mungesëne ujit që nga fillimi i verës, prandaj u jemi drejtuar institucioneve përkatëse, ndërmarrjes Ujësjellës dhe Kanalizime dhe Komunës se Ulqinit, përkatësisht Drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Fatmir Gjeka dhe Kryetarit, Nazif Cungu, duke i njoftuar ata me shkrim për ekzistimin e problemit, të mosfurnizimit me ujë të Anës së Malit, mirëpo deri më tash nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare. Sqarojme se Drejtori i ndërmarrjes përkatëse, në një komunikim jo zyrtar na ka informuar se situata do të jetë e këtillë, deri sa pompa e ujit që është prishur për këtë zonë të rimontohet, më datën 8 të këtij muaji.

Shoqata Biznis Klub Anamalit e cila mbështet fuqishëm veprimtarite bujqësore, blegtorale, turistike, përkatësisht prodhuesit anamalas dhe, para së giithave mbron jeten normale të qytetarëve anamalas, si te giithe banorëve të  Ulqinit i bënë thirrje urgjente Komunës së Ulqinit dhe Ndërmarrjes përkatese që ne afatin sa më  të shkurtër të zgjidhin problemin e furnizimit  me ujë të Anës së Malit.

Në këtë situatë të krijuar, BKA thekson se është e  pafalshme që rimontimi i një  pompe uji të zgiasë 3 javë të tëra, në kohën kur temperaturat janë 40 gradë celcius, prandaj ne pohojmë qartë se anamalasve jo  vetëm që u janë rrezikuar prodhimet e tyre të stinës nga mungesa e ujit, por tashmë edhe jeta normale e përditshme.

Komptentëve përgjegjës për zgjidhjene këtij problemij u themi: në kohën kur krenohemi se pjesa urbane e Ulqinit është inkudruar në ujësjellësin rajonal, në Anë të Malit duhet  të hapen puse të rinj të ujit, kurse tregtia e furnizimit tëi ujit me cisterna është në fazëne lulëzimit.

Kabil Kurti – kryetar i Biznis Klub Anamalit

1