Diellza Kolgeci pushon në Ulqin

July 22, 2012   | Ngjarjet - Events

Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Diellza Kolgeci, edhe këtë radhë është zhveshur në plazhin e Ulqinit për të treguar se akoma mban një fizik të mrekullueshëm. Shtatëlartë dhe shumë sensuale, Diellza ka kohë që ka filluar pushimet në bregdetin e Malit të Zi, pasi atje ajo disponon një vilë personale, të cilën e kablerë para shumë vitesh.

”Unë verën e dua tepër, tre muaj shkoj në bregdet, ngjyrë kam marrë, por unë dua akoma det, se deri më 22 shtator e kemi verën”, tregon bukuroshja Kolgeci, e cila duhet patjetër t’i ndërpresë pushimet, pasi projektet e reja presin aktivizimin e saj. Është përfolur shumë se do të fillojë xhirimi i pjesës së dytë të filmit ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ku rolin kryesor e ka pasur vetë Diellza, ndërsa xhirimet e këtij filmi nuk kanë filluar.

”Unë jam duke pushuar në bregdet, por më 25 korrik fillojnë xhirimet e para për filmin, këtë ma tha mbrëmë regjisori e për këtë arsye më duhet t’i ndërpres pushimet e të shkoj në Rugovë, vend të cilin e dua shumë. Janë vetëm disa sekuenca që do xhirohen atje, e më pas mund t’u kthehem përsëri pushimeve të mia verore”, thekson Diellza, e cila si para disa vitesh, do të kthehet në qendër të vëmendjes për shkak të temës së filmit.

Bota Sot