Cungu organizoi tryezë me temë: Sfidat e Zhvillimit të Ulqinit

August 2, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu organizoi tryezë të rrumbullakët me temë: Sfidat e Zhvillimit të Ulqinit

Me iniciaivë të Kryetarit të Komunës së Ulqnit sot në Hotelin Albatros u organizua tryezë e rrumbullakët me perfaqesuesit e organizatave joqeveritare, mediave dhe klubeve sportive. Në pjesen e parë të kësaj tryeze Kryetari i Komunes z. Nazif Cungu paraqiti një analizë të gjendjes së deritanishme në komunë duke prekur shumë probleme të trashiguara nga qeverisja e mëparshme si dhe masat e ndërmarra për të eliminuar efektin e këtyre problemeve.

Z. Cungu numëroi një numër të konsiderueshëm të projekteve kapitale dhe aktiviteteve të deritanishme duke perfshirë: vënien në funksion të deponisë “Mozhur” për sezonin turistik, përfundimin e ndertimit të pjesës së ujësjellesit regjional Tivar-Ulqin (20km), rekonstruimi rrugës Sukobinë-Katerkollë, rekonstruimi dhe asfaltimi i disa rrugëve më të frekuentuara në qytet dhe periferi duke bër edhe thirje publike për investime të përbashkëta me qytetar (50/50) për asfaltimin e rrugëve lokale. Me ndihmë të Bankës Gjermane për Zhvillim është bërë analiza e përgjithshme e sistemit të ujësjellsit dhe kanalizimeve duke fituar mbështetje nga kjo bankë për investime në këtë infrastrukurë që kap vleren mbi 20 000 000euro. Në këtë kuader ne si komunë është intervenuar në vënien në funksion të kolektorve për shkarkimin e ujrave të zeza që ndodhen në Plazh të Madh dhe te Holegroja.

Kryetari Cungu gjithashtu theksoj se gjatë muajve të fundit Komuna e Ulqinit ka aprovuar planet urbanistike për pjesën më të madhe të qytetit, si dhe punën e vazhdueshme në përpunimin e planeve edhe për 1000hektar të tjerë duke përfshirë këtu: Pinjesh 3, Gjerana 1, Gjerana 2, Gjerana 3, Liman 1, Liman 2, Mali i Bardhe, Mahalla e Re, Kodra, rregullimi hapsinor për Mediteranin, si dhe studime të lokacionit për Bashbylyk, Shas, Krruç, Oliva park. Ai njëkohësisht thekson që dokumenti më i rëndësishem urbanistik mbetet Plani Hapsinor për Komunën e Ulqinit që pritet të përfundohet në gjysmen e parë të vitit të ardhshëm. Kryetari Cungu i njoftoj të pranishmit se po punohet plani strategjik për zhvillimin e qytetit të Ulqinit deri në vitin 2018, po punohet plani i fizibilitetit për zonën e biznesit në Krythë, bashkpunimin me agjensinë turke Tika për realizimin e disa projekteve si ai i rezervuarit ne Brajshë, furnizimin me ujë të zonë së Rashtishes dhe Kravarit, rregullimin e hamameve dhe infrastruktures në kala.

Poashtu njoftoi se kemi themeluar zyren për projekte ndërkombatare e cila ka përpunuar 15 projekte, 5 nga të cilët janë në aplikim dhe në të ardhmen pritet që të aplikohen edhe 7 projekte tjera. Në bashkpunim me USAID-in po përpunohet projekti për punimin e rrjetit informativ në komunë i cili do të ketë vlerën prej 100 000euro, si dhe shumë projekte të tjera në sherbim të ngritjes së standartit të jetes në komunën e Ulqinit.
Në pjesën e dytë të takimit u realizua diskutim i hapur në të cilin kryetari Cungu dhe të pranishmit analizuan nevojat dhe sfidat e së ardhmes në fusha të ndryshme në Komunen e Ulqinit. Të gjithë pranishmit shprehën kënaqësin dhe përshendetën iniciativën e organizimit të një tryeze të tillë.

Komuna Ulqinit

7