Mehmet Bardhi fton partitë shqiptare në Unitet

August 8, 2012   | Opinione

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi konsideron se partitë shqiptare duhet të formojnë lista të përbashkëta në mënyrë që të kenë sukses në zgjedhjet e ardhshme. “Ditëve të fundit intensivisht jemi duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e partive shqiptare që të arrijmë marrëveshje për daljen në zgjedhje të cilat na presin në vjeshtë”, thotë Bardhi.

“Jemi të vetëdijshëm se dalja në zgjedhje me lista të posaçme nuk do të siguronte pjesëmarrje në Kuvendin e Malit të Zi”, tha Bradhi duke shtuar se ekzistojnë disa paqartësi kur është në pyetje ndarja e mandateve në parlament. “Është më së e nevojshme që Komisioni Zgjedhor Shtetëror më qartës të sqarojë nenin e ligjit i cili u mundëson listave zgjedhore nacionale hyrjen në parlament. Më të favorizuarit janë kroatët të cilët mund ta fitojnë mandatit me 1 mijë e 100 vota, e kjo është sikur mandati të cilin a ka LD në kuvendin komunal të Tivarit”, tha Bradhi.

TVCG