Doli nga shtypi libri “Arkitektura Sizmike”e autorit ing.Mentor Llunji – Video

August 29, 2012   | Shoqëria / Društvo

Doli nga shtypi libri me titullin Arkitektura Sizmike i autorit ing.Mentor Llunji.
Botues është Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës për të cilin ky është edhe botimi i parë i realizuar.

Libri Arkitektura Sizmike është libri i parë në gjuhën shqipe që trajton rolin e rëndësishëm të arkitekturës dhe zgjidhjeve arkitektonike në reagimin sizmik te objekteve,tematikë kjo e cila deri tani ka qenë e rezervuar vetëm për inxhinierë të ndërtimit.
Perveç tjerash ky botim trajton temat si : planifikimi hapësinor ne zona sizmike, roli i konfiguracionit arkitektonik ne reagimin sizmik te objekteve,sanimi sizmik i objekteve ekzistuese, arkitektura bashkëkohore në zona sizmike etj.

Libri i drejtohet në rend të parë arkitektëve dhe inxhnierëve të ndërtimit, si dhe studentëve të drejtimeve perkatëse në arkitekturë dhe inxhinieri.

Për momentin është duke u përkthyer edhe në dy gjuhë tjera, ka 362 faqe mbi 350
vizatime dhe fotografi, i shtypur ne kolor.
Nga 15 shatori do te gjindet në shitje në Kosove, Shqipëri dhe Maqedoni.
YouTube Preview Image

2