Me cilin do të vijë në duet Argjentina Ramosaj?

August 29, 2012   | Lajmet / Vijesti

Duket se pasi kaloi një verë shumë të bukur në sho qërinë e miqve të saj, Argjentina Ramosaj tashmë ka vendosur t’i rikthehet projekteve të reja muzikore. E pamë Argjentinën të pushonte sa në det e sa në mal, e sigurisht që i duheshin momente të tilla që ajo të rimerrte veten pas ndarjes me të fejuarin e saj.

Duket se buzëqeshja, (një armë shumë e fortë e saj) është rikthyer në portretin aq të ëmbël të këngëtares. Ashtu si ka bërë edhe në ditët në vijim, kur ka postuar fotot për të njoftuar fansat se si i ka qenë kjo verë për të, Argjentina përsëri nëpërmjet “Facebookut” ka njoftuar të gjithë se do të sjellë shumë shpejt projekte të reja.

Së shpejti me projekte të reja, ndër to edhe një duet shumë i bukur përqafime”, – ka shkruar ajo në një nga postimet e saj më të fundit përbri fotos që po ju publikojmë. E teksa të gjithë jemi kuriozë se cili apo cila, do të jetë personi që do të bëjë duet këngëtarja me zërin e saj aq melankolik, urojmë që të jetë një këngë e gëzueshme, siç është edhe portreti, përbri të cilit Argjentina bëri edhe njoftimin për të gjithë fansat e saj.

Yllka Selita
Koha Jone

YouTube Preview Image