Mirjeta Bajramaj: Dasma ime mbreterore qe kushtoi…Foto + Video

August 31, 2012   | Lajmet / Vijesti

”Nje fustan glamur i punuar nga “Geraldina sposa”, ndersa fotografite te punuara nga Gjon Matusha i cili punon per nje agjenci mode ne Londer, organizator i gjithe ceremonise ka qene Ergys Bamçi bashke me Mirjeten”, keto jane vetem disa detaje te ceremonise martesore te Mirjetes.

”Nuk e di nga t’ia nis, ceremonia filloi tek Iliria ne Shkoder ne oren 10 deri ne 11:30. Aty ishim 40 veta familjare te ngushte dhe dy muzikante, violinist dhe fizarmonike, sa bukur o Zot! Pastaj shkuam ne xhami dhe beme betimin ku une i kerkova zemren Burimit”, thekson nen nje buzeqeshje Mirjeta, e cila eshte shume e lumtur tashme si e martuar dhe rrefen ne detaje ceremonine e saj te marteses. ”Po sa njerez rrugeve o Zot, plot foto gjithandej dhe urime pa fund. Me tha nje grua qe isha nusja me e bukur qe ka pare deri me tani, makinen e kishim me targa ‘Te sapomartuarit’ dhe une i kam pershendetur te gjithe njerezit rruges me dore si mbretereshe, pastaj hyrja ne lokal ishte si nje dasme ‘royal’, tre shoqerues rruges dhe mbesa me lule duke  hedhur trendafilat ne çdo hap qe hidhnim ne, plus tre shoqerues me nje kenge romantike ”Just you and me” dhe me surpriza gjate gjithe dasmes.YouTube Preview Image
Kishim plot energji, Ergysi ishte prezantuesi dhe organizatori, une thashe nje fjalim dhe i pershendeta te gjithe dhe i ftova beqaret ne piste per te kapur kuroren e luleve. Ato shkuan ne dore tek motra ime (qesh), sa bukur ishte, pastaj i pershendetem krushqit me nje grup valltaresh me veshje kombetare per 100-vjetorin dhe bashkimin e dashurise sone”, tregon me tej ish-banorja e ”Big brother”, e cila eshte kurorezuar me shefin e kompanise ne te cilen punon. ”Gjeja me e bukur ishte nje surprize nga Ergysi, nje video per mua dhe Burimin e gjate 10 minuta duke shpjeguar dashurine tone dhe pse ishin te ftuar mbi 450 persona ne kete dasme, duke e shpjeguar me foto. Se shpejti kjo do te jete edhe ne youtube. Pastaj per muziken eshte kujdesur Ervin Bushati, i cili e ka nxehur atmosferen ne qiell, kemi bere nje valle me gjithe shoqerine dhe jemi kenaqur. Pas dasmes shkuam te pishina party ne Dubai, aty kemi qene 150 veta, gjithe te rinj, me Dj & kokteil frutash dhe me shampanje. Jam hedhur une e para e pastaj te gjithe pas meje ne pishine. Gallate deri ne oren 1:30. Pas asaj mbremjeje, imagjinojeni une kam perfunduar ne shtepi me kostumin e Burimit, ai me kemishe dhe pantalonla te shkurtra”, thote Mirjeta, e cila per momentin gjendet ne Kosove ku ka pasur edhe nje feste tjeter te organizuar nga vellai i Burimit, ndersa ne shtator ajo do te udhetoje per muajin e mjaltit ne Bora Bora. ”Tani jemi ne Kosove dhe ketu kemi bere nje feste te madhe te organizuar nga vellai i Burimit te liqeni i Batllaves ne Orlan restaurant, sa fantastike ishte shume bukur dhe jemi kthyer ne Prishtine. Do te kthehemi te dielen ne Londer, e pastaj ne shtator ne muajin e mjaltit ne Bora Bora, mezi po pres. I falenderoj te gjithe per pjesemarrjen dhe uroj gjithe gocat beqare me nje burre si t’ua doje zemra atyre”. E pyetur nese deshirojne te bejne ndonje femije se shpejti, Mirjeta pergjigjet: ”Jo, femijet me vone, tani kemi plane te punojme dhe te udhetojme bashke neper bote, kemi deshire te shkojme ne Australi, Zelande te Re, Afrike e te tjera vende, femije pas disa vitesh”. Dasma e saj ka kushtuar shume, banorja e BB tregon edhe shifren: ”Dasma ka kushtuar rreth 15 mije paund” – thote ajo. I perfolur me kete rast ka qene edhe ishi dashuri i saj, Marieli, i cili po ashtu ishte i ftuar ne dasme por i ishte pergjigjur negativisht fteses. ”Ku dua t’ia di une per te, ai per mua eshte çeshtje e vdekur, kam jeten time perfekte, s’kam kohe te stresohem per Marielin”, thekson ne fund Mirjeta. /vipat.info/