Abaz Reçica: Pse miu nuk di kur ёshtё boll?

September 19, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Nё njё laborator, njё grup i shkencёtarёve kishte mbajtur tё uritur njё mi pёr njё kohё tё gjatё. Pastaj ia ofrojnё njё konservё tё madhe me ushqimin e tij mё tё kёndshёm. Lёshohet, si mi, dhe e gёlltit ushqimin me furi dhe kur stёrngopet i molisur bie shtrirё. Shkencёtarёt ia fusin në kafaz njё shok mi, gjithashtu shumё tё uritur. Edhe ky, bash si shoku i mёparshёm, i vёrsulet enёs. Miu i pamundur ngrihet dhe i bashkëngjitet mysafirit tё padёshiruar. Pas pak kafshatave, pёrmbyset i ngordhur nga stёrngrёnia.

Diagnoza pёrfundimtare: Ngordhi nga grykёsia e tepёruar. Nga ‘gjygji i popullit’, shkencёtarёt u akuzuan pёr trajtim johuman tё minjve. Ishte faji i tyre qё i lejuan atyre tё tejkalojnё aftёsitё e tyre absorbuese! Por edhe ‘kёshilli i minjve’ shprehu pakёnaqёsinё e tij: “shokёt tanё vetёm kanё zbatuar rregullat e konkurrencёs, ne nuk jemi tё krijuar e as ‘tё programuar’ pёr bashkёkpunim dhe ndarje tё tё mirave jetёsore, siç kёrkojnё disa ‘mendje tё ndritura’ tuaja!”.

Po njeriun, si e ka programuar Krijuesi?

Pёr dallim nga të gjitha krijesat tjera, atë e ka shpёrblyer me aftёsinё për të vendosur dhe pёr tё zgjedhur. Atë, si krijesё, e privilegjoi me vullnet tё lirё. Bleta e vyeshme gjeniale krijon hojet e saj me pёrpikёri teknike dhe artistike, tё cilat mund t’i bёjnё xhelozë edhe inxhinierёt dhe dizajnerёt mё tё talentuar. Mirёpo, ajo nuk mund t’i zёvendёsojё format drejtkёndshe me rrumbullakё apo me forma trekёndëshe. Nё tё kundёrtёn, specia njeri sjell vendime pёrherё nё çdo moment me vullnet tё lirё qё nga zgjimi deri nё gjumё. Disa cinikё kёtё e gjykojnё si “aventurёn mё tё madhe, tё cilёn Zoti e ka ndёrmarrë gjatё gjithё krijimit tё gjithёsisё!”.

Fatkeqёsisht, nё periudhёn e pasluftёs, nё Kosovё, shumё biznese janё drejtuar nga natyra e programuar e miut. Grykёsia e pakufizuar dhe e pakontrolluar ka drejtuar menaxhimin e tyre. Ёshtё tronditёs dhe dёshpërues botёkuptimi dhe filozofia e biznesit, tё cilёn ata kanё: nё ekonominё e tregut tё lirё, mashtrimi, hajnia, rrena e disa vese të tjera janё tё lejuara dhe tё domosdoshme pёr sukses dhe pёrfitim. Nё fakt, suksesi i njё biznesmeni apo bizneswomene, matet me aftёsinё dhe kapacitetin për të mashtruar. Ndёrmarrёsi mund tё pёrfitojё vetёm nё dёm tё konsumatorit, shtetit, ambientit dhe konkurrencёs!

Eureka pёr tё gjithё ideologёt dhe filozofёt e kёtillё tё biznesit: vetё fjala kompani rrjedh nga kombinimi i fjalёve tё vjetra latine: cum panis, qё do tё thotё të thyesh (të ndash) bukёn. Pra, qёllimi i kompanisё ёshtё të krijojë vlerё dhe ta shpёrndajë nё tё gjithё pjesёmarrёsit me interes: pronarё, punёtorё, konsumatorё, shtet, shoqёri dhe natyrё. Profiti ёshtё bashkёprodhim e jo i vetmi qёllim i aktivitetit tё biznesit, ndёrsa plotёsimi i nevojave njerёzore nё bashkёpunim dhe respekt ndaj burimeve natyrore dhe ambientit, ёshtё roli dhe caku pёrfundimtar.

Shkurt dhe thjesht, biznesi duhet tё jetё profitabil, por duhet tё jetё edhe i dobishёm pёr shoqёri dhe ta ruajё ambientin. Kёsisoji, biznesi do tё sigurojё pёrparim dhe qёndrueshmёri, e nuk do ta presё degёn mbi tё cilёn jeton. Ngjarjet si ‘Okupo Wall Street’ nё NYC dhe pёrhapja dhe shkallёzimi i shpejtё nё mbarё globin shpreh kёtё sentiment.

Sjelljet joetike dhe grykёse po u kushtojnё edhe financiarisht kёtyre gjiganteve tё biznesit. Shoqatat aktiviste si Greenpeace, Sierra Club, Aavaz, 350.org, e shumё tё tjera po rreshtojnё pёr çdo ditё suksese nё sforcimin e Nestle, Nike, BP, Wallmart, tё ngrenë pёrgjegjёsinё shoqёrore nё ruajtjen e ambientit, (mos)punёsimin e tё miturve, pёrmirsimin e kushteve tё punёs, ngritjen e pagave e kёshtu me radhё.

Numёr i madh i kompanive globale, nё politikat zhvillimore tё tyre, vend tё posaçёm po i dedikojnё pёrgjegjёsisё shoqёrore dhe kujdesit ndaj ambientit. Hewlet Packard shёrben si pionier i fuqishёm me “raportin vjetor tё qёndrueshmёrisё”. Avon, prodhuesi 120-vjeçar i kozmetikёs, nё kёtё frymё dhe trend, aplikon politikёn shumё tё mirёpritur nga konsumatorёt, sipas sё cilёs pёr çdo shitje mbi 10 dollarё mbjell njё dru nё Amazon, “mushkёritё e planetit”.

Kompania Interface Inc., prodhuesi mё i madh nё botё i shtrojeve industriale, ёshtё nё rrugё tё arrijё qёllimin e ish-pronarit tё iluminuar, Ray Anderson, ‘zero emission’, ‘zero ndotje’ tё ambientit. Edhe nё Tiranё, lёvizje pozitive po ‘mbijnё’ me mbjelljen e pemёve nё sheshe dhe rrugё tё qytetit tё sponsorizuara nё formё tё partneritetit publik-privat nё mes Eagle mobile, Tirana bank, dhe Bashkёsisё sё Tiranёs.

Nё filozofinё tonё tradicionale, esnafёt kishin konsideratё tё lartё pёr etikёn nё biznes. Tregtarёve tё Shkodrёs, fabrikantёt nё Itali, i jepnin mallra me vlera tё mёdha veresie, derisa atyre italianë nuk ia besonin kёtё shёrbim. Malsorёt imigrantënё në Amerikё i huazonin njёri-jetrit shuma qindra mijёra dollarёshepa kontratё tё nёnshkruar e vulosur, me fjalёn e dhёnё – nё besё, gjё qё i bёnte bankierёt dhe avokatёt t’i shikonin me habi. Edhe nё Lipjan, gjyshi im tregtar dhe besimtar, nё dyqanin, tё cilin ia konfiskuan “çlirimtarёt” serbë dhe “vёllёzёrit” proletarë kosovarё, shpesh e kishte kёshilluar babain tim: “Biro, barku kurrë nuk të thotё faleminderit!”

Disa grupe tё spektrit progresiv tё shoqёrisё shkojnё edhe mё larg, ata avokojnё qё grykёsinё ta fusin nё kategorinё e sёmundjeve dhe të çrregullimeve mentale dhe emocionale, siç ёshtё skizofrenia p.sh..

Njё biznesmen kishte pyetur se sa kushton shёrimi, dhe pas pёrgjigjes kishte vazhduar edhe me njё pyetje: A e paguan shteti?

Infermierja me kurs tё kryer nё pёrgjegjёsinё shoqёrore tё biznesit ishte pёrgjigjur: “Paguan, nёse ti i paguan taksat!”.

(Autori është themelues dhe drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm – FRYMA, si dhe profesor në Universitetin AAB Riinvest)

Zëri

3