Flamur Anamali bëri promovimin e librit “Kultura shqiptare në tekstet e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi” – Video

September 23, 2012   | Kulturë / Kultura

Me datën 21.09.2012, në Qendrën për kulturë në Ulqin u bë promovimi i librit tim me titull “Kultura shqiptare në tekstet e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi”. Redaktor i libdrit ishte Dr. Nail Draga; recenzent: Prof.dr. Hajrullah Koliqi; redaktor teknik: Prof. Qazim Muja; lektor: Prof Skënder Temali.
Brenda librit trajtohet problematika e inkuadrimit të vlerav

e të kulturës shqiptare brenda teksteve të lëndëve të identitetit si gjuhë amtare, histori dhe kulturë muzikore.
Në tubimin e promovimit ligjeruan, dr. Nail Draga, mësimdhënësi z. Ali Gjeçbritaj, kurse me shkrimin e tij për të pranishmit tubimin e nderoi edhe recenzenti Prof.dr. Hajrullah Koliqi, i cili nga angazhimet e shumta nuk pati mundësi të ishte i pranishëm, megjithate letra e tij më krenoi pa masë. Të pranishëm ishin të gjithë deputetët shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi z. Vasel Sinishtaj, z. Mehmet Bardhi, z. Mehmet Zenka dhe z. Genci Nimanbegu, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Tahir Tahiri, kryetari i subjektit politik PPD, z. Ali Rexha, që dëshmon se tema ishte interesante dhe prekëse për çështjen shqiptare në Mal të Zi. Kishte edhe “subjekte” që nuk ishin të pranishëm, por pak rëndësi kanë pas këtyre që u cekën më lartë…
Surpriza e mbrëmjes ishte prania e Akademikut Mark Krasniqi, i cili përkrahu plotësisht temën, e cila u shtjellua, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në hulumtimet e tilla në të ardhmen.
Poashtu, në promovim kishte numër të konsiderueshëm qytetarësh, të cilët rritën madhështinë e takimit.
Vlenë theksuar fakti negativ se udhëheqësit e shkollave nuk ishin prezent me gjithë ftesën e ofruar, madje askush edhe nga “udhëheqësit” e shkollës ku punoj që 10 vite, ndoshta edhe nuk është temë interesante për ta ose tregon qartë qasjen e tyre ndaj teksteve në gjuhën shqipe. Megjithate, më respektuan kolegët e mi të dashur me prezencën e tyre.
Projekti i botimit të librit u përkrah nga Fondi për pakica, si dhe nga persona fizik dhe personallitete të jetës publike të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Vlenë theksuar se i njëjti promovim do të bëhet me 28.09.2012, në Ansamblenë Komunale në Pejë, falë bashkëpunimit të denjë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve me Shoqaten Martin Dreshaj nga Peja, ku me këtë rast i falënderohem kryetarit të KNSH-ës, z. Tahir Tahiri.
Edhe një herë, i falënderoj të gjithë ata që më nderuan me pjesmarrjen e tyre.

Flamur Anamali

Ja pra edhe disa fotografi nga promovimi i librit: