Gjukanoviq: Me 4.tetor vendimi për referendum ne Tuz – Video

September 24, 2012   | Rajoni / Region

Kryetari i PDS Millo Gjukanoviq deklaroi dje ne Tuz se ne javën e ardhshme do te shpallet referendumi konsultativ për statusin e KU te Tuzit dhe se pushteti për ketë ceshtje do ta respektoje vendimin e banoreve te Malesise.Ai ne tubimin promovues te koalicionit “Mali i Zi evropian”,i cili u mbajt dje ne Tuz ,paralajmëroi se vendimi për shpalljen e referendumit do te sjelle ne mbledhjen e kuvendit te KU te Tuzit me 4 tetor.

“Nëse kemi kërkuar që për të gjithë ne të vendosim në çfarë shteti do të jetojmë kemi obligim që të respektojmë edhe të drejtën dhe vullnetin tuaj se në çfarë komune dëshironi të jetoni duke pasur parasysh interesat tuaj dhe si to të krijoni kushtet që mënyra e organizimit të jetë ekonomikisht e qëndrueshme, deklaroi Gjukanoviq në tubimin e djeshëm të koalicionit Mali i Zi evropian që u mbajt QIK Malësia në Tuz. Ai gjithashtu banorët e Malësisë i porositi se nuk kanë nevojë të shqetësohen se PDS do të jetë garantë se vullneti i tyre do të respektohet.
TVCG
YouTube Preview Image