Program për gjimnazistët e Ulqinit “Nato & Youth Diversity Dialogue”

September 25, 2012   | Shoqëria / Društvo

Me dëshirën që të rinjve t’iu ofrohen njohuri dhe informacione për proceset më të rëndësishme integruese që do të zhvillohen në vitet e ardhshme, Organizata e shoqërisë civile „HORIZONTI i RI“ me mbështetjen e Ambasadës amerikan në Mal të Zi, organizon Program edukativ për integrimet euro-atlantike.

Projekti “NATO & YOUTH DIVERSITY DIALOGUE” është program i edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për informim cilësor për historikun dhe rrjedhën e procesit të integrimit euro-atlantik, rolin e ri të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në sigurinë botërore, por edhe për proceset aktuale të integrimit në këtë strukturë, nëpër të cilët po kalon Mali i Zi.

Ky program iu dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit (II-III) që kanë interesim në zhvillimin e njohurive dhe eksperiencave për procesin e integrimit euro-atlantik dhe Aleancën e NATO-s.

Përveç ciklit të ligjëratave, projekti përfshin edhe aktivitete tjera kreative (prezantime, ushtrime, punë në grup,…). Ligjëratat do të mbahen një herë në javë (çdo të shtunë), në periudhën tetor – dhjetor 2012.
Gjatë këtij programi, nxënësit nga Ulqini do të jenë mikpritës të bashkëmoshatarëve të tyre nga veriu i Malit të Zi; pastaj ata do të udhëtojnë për në veri në vizitën kthyese, duke promovuar kështu dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor të të rinjve.
Projekti finalizohet me vizitën e përbashkët në Podgoricë, në institucionet me rëndësi për procesin e integrimit euro-atlantik.

Në fund të këtij programi, kandidatët do të marrin edhe diploma për njohuritë e fituara.

Për t’u paraqitu në këtë Program duhet të kontaktoni organizatorin në këtë e-mail: horizonti.ul@gmail.com dhe të kërkoni formularin për regjistrim.
Afati i paraqitjes është deri me 4 tetor 2012.
Numri i kandidatëve është i kufizuar.

PARAQITUNI DHE NJIHUNI ME PROCESET INTEGRUESE!

Horizonti NgoFacebook