KK “Ulqini” i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Katana Open 2012”

October 10, 2012   | Ngjarjet - Events

Të dielen, më 07 tetor 2012 në Gjilan të Kosovës u mbajt Turneu i 7-të ndërkombëtar i karatesë “Katana Open 2012”, në të cilin morën pjesë 31 klube me 300 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Kosova dhe nga Mali i Zi.
Turneu u organizua në një nivel të lartë nga klubi vendas i karatesë “Dardania” dhe Federata e Karatesë së Kosovës, ndërsa konkurrenca ishte mjaft e fortë.

Klubi i Karatesë “Ulqini” shkëlqeu në këtë turne ndërkombëtar duke arritur të radhitet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Ky është edhe një sukses i rradhës të Klubit të karatesë “Ulqini”, i cili përsëri ruajti supremacinë e vet.

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 16 garues, të cilët u kurorëzuan me gjithsej 26 medalje: 10 të arta, 6 të argjendta, 11 të bronzta dhe kupën për vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Të gjithë garuesit e këtij klubi që morën pjesë në turne u kurorëzuan me medalje, çka dëshmon për përgatitjen dhe nivelin e lartë të tyre.

Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” me nga disa me dalje u kurorëzuan: Eliza Salihu, Diellëza Rama, Gabriell Bytyqi, Ensar Marshiq, Nermin Suma, Admir Luka, Jeton Luka, Izabella Ivanoviq, Venesa Nuhi, Sretena Djurić, Edin Kraja, Lulzim Suma, Antigona Rama, Hantie Ibroçi, Ena Kovačević dhe Albion Duraku.

Ekipi profesional i trajnerëve falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e klubit në Turneun “Katana Open 2011” -, Ata falënderojnë po ashtu organizatorin Maliq Maliqi për mikpritjen e veçantë që i bëri ekipit të KK “Ulqini” në Gjilan.

Shërbimi informativ i klubit të karatesë “Ulqini”