Katër kandidate shqiptarë që garojnë per deputet në Mal të Zi të ftuar në Top Channel

October 11, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ditën e martë startoj Top Showi, emision ky i gazetarit të mirënjohur Alban Dudushit.Ai si musafir të emisonit pati katër kandidate shqiptarë që garojnë per deputet në Mal të Zi si dhe një perfaqsues nga diaspora shqiptare nga SHBA.

Pasi ky emison ka lene pas nje sezon te suksesshëm ku protagoniste i mbledhi lideret kryesore te politikes shqiptare në Mal të Zi.

Të ftuar në këtë emision ishin, Genci Nimanbegu nga Forca për bashkim, Anton Lulgjuraj nga Alenaca Rinore Shqiptare, Fatmir Gjeka nga Koalcioni shqiptar, Mehmet Zenka nga UDSH dhe Naser Çobaj përfaqësues nga diaspora.

 

Ndiqni tre videot nga Top Showi  – Top Channel

1.

2.

3.
MENDIMI I NJË QYTETARI

“Sa do doja që qëndrimi i popullit të ishte bojkotimi i zgjedhjeve. Flas gjithnjë për popullin shqiptar dhe votimin për parti/koalicione shqiptare. Ndoqa debatin në Top Show dhe më vjen mirë që turpin e çuam edhe në media kombëtare që ta marrin vesh të gjithë. E them për të gjithë këta që flasin me vite dhe s’punojnë. Nuk mund ta përfshijë këtu djaloshin nga Malsia sepse nu
k e kemi parë në vepra akoma, por do t’i vijë radha.

Meti flet a thua se populli nuk e njeh, a thua se populli nuk i di pazaret që ai ka bërë dhe dëmet që ai dhe partia e tij i ka shkaktuar popullit shqiptar. Është partia e tij ajo që i mbush kokën politikës në Shqipëri që ne jemi mirë e më mirë s’ka ku shkon. Është ai që nuk guxon të largohet nga ombrella e pushtetit qëndror sepse i ka borxhet e mëdha tek ata dhe po të dilte me të do dilnin edhe llogaritë e pista në shesh. E din ai mirë që i ka dhënë fjalën Albinit edhe e ka përpirë fjalën pa pikë marreje.

Genci flet dhe vetëm flet e vepra askund. E kemi parë punën e tyre në Ulqin, me marrjen e pushtetit. Me të hyrë në qeverisje lokale kanë vazhduar punimet në ndërtesat e tyre shumë katëshe të cilat në mungesë të fondeve rrinin me vite vetëm në tulla të kuqe. Poashtu, me të hyrë në pushtetin lokal kanë filluar të bëjnë urbanizimin e Shtojit pasi atje kanë tokat e veta dhe kështu duan të ua rrisin vlerën. Kur erdh puna per bashkim, siç u propozoi Albini, priten deri sa u përlanë të tjerët që këta të dalin me faqe të bardhë megjithëse bashkimin as që e mendonin.

Fatmiri me të hyrë në politikë sherre ka bërë mjaft. Tash me Union, tash me Forcë e tash me Lidhje. Me Forcë mban pushtetin lokal në Ulqin e me Lidhje bashkohet për zgjedhje parlamentare. Njerëzve si atij nuk ju dihet fundi kurrë, janë të paparashikueshëm. Mund të fus edhe Gencin këtu. Nuk pranoi bashkimin me parti tjera, siç ishte edhe propozimi i dytë i Albinit pasi Meti u largua, nga inati që ka me Forcën sepse nuk e përfilli për koalicion edhe pse pushtetin në Ulqin e kanë bashkë. Mesiguri do të ju thyejë qafën menjëherë pas zgjedhjeve, nëse nuk bëjnë ndonjë pazarë anash.

Në fund të fundit edhe gomari e kuptoi që gjithë po punojnë për vete e asnjëri për popull. Gjithë lakmojnë deputetllëkun që të marrin atë rrogë të majme e poashtu edhe ato benefite si parti parlamentare. E sikur ne të ishim gomerë, si ai gomari që i kuptoi më këta politikanë, do i bojkotonim zgjedhjet dhe nuk do mundësonim hyrjen e asnjërit në parlament. Ndoshta pa disa mijëra euro në muaj do mblidhnin mend.”

Qytetari i dëshpëruar

(dërguar në ShMZ nga Qytetari i dëshpëruar – publikohet pasi që është tekst kritik dhe nuk përkrahë asnjë parti/koalicion)

Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro Facebook

8