Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi 2012

October 14, 2012   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Pas mbylljes se qendrave te votimit ne Mal te Zi, rezultatet e para jo zyrtare pervijojne nje fitore te koalicionit te kryeministrit Milo Gjukanovic më 45,6%.

Shqiptarët fitojnë vetëm 2 deputet

Sipas 94.7% të votave të numëruara Koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Djukanovic  ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate. Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.

Nga partitë nacionale (pakicë) Partia Boshnjake ka fituar 4.5% apo 3 mandate, Iniciativa Qytetare Kroate 0.5% – 1 mandat.

Kurse nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat kurse më pas Koalicioni Shqiptarë (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LDnëMZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.
UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.
Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.

Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj Koalicioni i Milo Djukanovic nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Djukanovic edhe në përbërjen kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.

Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputet. /Malesia.Org/

 

Komisioni shtetërorë zgjedhor sot shpalli rezultatet preliminare sipas komunave dhe në nivel shtetërorë.

Më poshtë mund të shikoni votat e listave shqiptare nëpër komunat në të cilat veprojnë subjektet politike shqiptare dhe numrin e përgjithshëm në nivel shtetërorë.

.

Podgoricë (në kuadër të së cilës janë edhe votat në territorin e Komunës urbane të Tuzit)
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 291 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 817 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 450 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 1106

Ulqin
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 29 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 1411 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 2628 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 3347

Tivarë
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 36 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 61 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 511 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 255 vota

Plavë e Guci
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 4 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 213 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 31 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 365 vota

Rozhajë
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 8 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 70 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 81 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 10 vota

Totali në nivelin shtetërorë:
ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE – 531 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – 2852 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LDnëMZ,PD dhe ASh – 3845 vota
FORCA PËR BASHKIM – Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan 5244

21