Vali Corleone i drejtohet Publikisht Tune-s ne KTV (video)

October 14, 2012   | Lajmet / Vijesti

Valentino Vali Corleone, Tregon per Televizionin se si Tuna i ka derguar njerzit per te lutur valin qe mos te bente ate qe kishte thene se do te bente seks ne sken me kengetaren Altuna Sejdiu Tuna.


Çdo gjë ka nisur te “Zonë e Lirë” aty ku njeriu mund të thotë gjithshka, ndaj edhe deklarimet e bëra nga superpersonazhi i javës Vali Korleone, kanë prekur këngëtaren Tuna e cila ka reaguar menjëherë duke e quajtur pa mend, djalin nga Gjilani. “Ai që veremin kollitet, ai që ka këmbën e thyer është topall, ai që flet pa lidhje nuk është tamam në kokë”- ka reaguar menjëherë këngëtarja Tuna në rrjetin social Twitter pas intervistës së Vali Korleones i ftuar te “Zonë e lirë”, një format televiziv i drejtuar nga Arian Çani.
Vali Korleone pas intervistës te “Zonë e lirë” ka qenë personazhi më i përfolur mediatik i javës. Intervista e tij te “Zonë e Lirë” është komentuar nga mijëra përdorues facebook dhe është klikuar nga mijëra shikues. Duke parë publicitetin e madhe të kësaj interviste, mesa duket këngëtarja shkupiane është detyruar të japë një shpjegim mbi hipotezat që Vali Korleone ka hedhur mbi një raport të mundshëm që ka pasur me këngëtaren. Vali “një personazh i jashtëzakonshëm” sipas moderatorit Arian Çani gjatë intervistës ka deklaruar se mund të bëjë seks me Tunën edhe në skenë po të dojë. Gjithashtu ai ka bërë deklarata të tjera të forta për raportet që ka pasur me personazhe femra shqiptare.

KUNDËRPËRGJIGJE

Me sa duket do të kemi një sherr të ri live. Bëhet fjalë për luftën në rrjetet sociale që ka nisur mes Vali Korleones dhe Tunës. Pasi ka lexuar statuset dhe reagimin e Tunës ndaj komenteve negative që Vali Korleone bëri ndaj saj në emisionin Zonë e lirë, Vali e sulmon sërish Tunën. Ja si shkruan ai në profilin e vet në facebook “Tuna këndon në gjuhën e armikut” ndërkohë statusin e tij e shoqëron edhe me një klip të këngëtares ku ajo është duke kënduar në gjuhën maqedonase. “ O popull dëgjojë këtë pulën e fëlliqur si këndon në gjuhën e armikut dhe pastaj thotë “O sa mirë me qen shqiptar”- komenton Vali në faqen e tij në facebook. Ndërkaq djali që tashmë është bërë VIP pa bërë asgjë në jetë, e ka prekur edhe çështjen seksuale ku mes të tjerave është shprehur se këngëtarja kallet për të ndërsa gjatë gjithë deklaratës e quan bich (kurvë)” E ka kallt që e ka prish Punën me dal me mua edhe kallet mbas meje dhe ka me u kall gjithë jetën. Por kjo është një femër që kujna ti qohet mundet me bo seks me të, e unë them se kjo është femër e ulët”, shkruan ai.

1