KK“Ulqini” shkëlqen në Gostivar dhe në Kollashin

October 22, 2012   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë “Ulqini” uikendin e kaluar mori pjesë në dy turne ndërkombëtarë KK “ULQINI” SHKËLQEN NË GOSTIVAR DHE NË KOLLASHIN Të shtunën, më 20 tetor 2012 në Gostivar të Maqedonisë u mbajt u Turneu XI ndërkombëtar i karatesë “Kupa e Gostivarit 2012”.

Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” arritën të fitojnë 5 medalje: 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 1të bronztë dhe 2 kupa për 2 vendet e parë. Me medalje të artë u kurorëzua Dardan Ceka në kata individuale (senior) dhe ekipi i seniorëve në luftëra ekipore në përbërje nga Dardan Ceka dhe Drilon Basha. Me medalje të argjendtë në kata individuale u kurorëzua Antigona Rama dhe ekipi i seniorëve në kata ekipore në përbërje nga Antigona Rama, Seida Suma dhe Dardan Ceka, ekip ky i quajtur mix team, sepse është i përbërë nga dy vajza dhe një djalë. Ata pësuan humbje nga përfaqësuesja e Maqedonisë dhe kështu i takoi vendi i dytë. Me një medalje të bronztë u kurorëzua Seida Suma në luftëra individuale. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 51 klube me 350 garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe klube nga Maqedonia. Falënderojmë shumë organizatorin e këtij turneu, z. Arlind Huseini, për respektin që na ka bërë dhe e përgëzojmë për turneun i cili ishte i organizuar në një nivel mjaft të lartë. Po ashtu, më 20 tetor 2012 në Kollashin u mbajt u Turneu VIII ndërkombëtar i karatesë “Kolasinski pobjednik 2012”. Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne u paraqit me 16 garues, të cilët arritën të fitojnë 36 medalje në disiplinat individuale dhe ekipore: 12 medalje të arta, 14 të argjendta, 10 të bronzta dhe kupën për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Me medalje të arta u kurorëzuan: Jeton Luka – 2 të arta, kurse me nga një të artë u kurorëzuan Albert Rudoviq, Eliza Salihu, Diellëza Rama, Christopher Rudoviq, Adnan Kuqi, Bledar Seferi, Ensar Marshiq, Marko Daboviq, Arben Elezi dhe Admir Luka. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Resul Ceka, Elvir Islami, Kristian Junkoviq dhe Mensur Ceka. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 20 klube me 300 garues nga Serbia dhe klubet nga Mali i Zi. Ekipi profesional i trajnerëve thonë se janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve të tyre, pasi që këto rezultate janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha, duke e mbajtur me krenari dhe dinjitet emrin, të cilin e përfaqësojnë dhe e mbajnë tash tri dekada. Ata falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këto gara ndërkombëtare, Christophers apartments, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, burektoren “Pelivan” si dhe prindërit e garuesve.

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”