Fillon projekti për rregullimin e Porto Milenës

October 24, 2012   | Bota, Lajmet / Vijesti

Fillimi i projektit të rregullimit të Porto Milenës

Pas një sërë bisedash të realizuara me qëllim të bashkëpunimit të Komunës së Ulqinit dhe Komunës së Velenjes në projekte të ndryshme sot në ambientet e Komunës së Ulqinit është mbajtur mbledhja e fillimit të bashkëpunimit në zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha të Ulqinit, rregullimi i Porto Milenës. Në mbledhje krahas të gjithë përfaqësuesve nga Komuna e Ulqinit, nga Velenja kanë marrë pjesë: nënkryetari i Komunës Velenje Franc Zherdin, drejtori i Institutit për ekologji ERICo Velenje, Marko Mavec, drejtori i Gorenje projekt, Urosh Razdevshek dhe drejtori i Byrosë projektuese Velenje, Janez Bozhiq. Në mbledhje poashtu ishin prezent edhe Milena Mitrić nga Instituti për biologjinë e detit në Kotorr, Olivera Dobiçiq nga EKO Boka Projekt dhe Sanja Martinoviq nga Ndërmarrja të Mirat detare.

ERICo Velenje tashmë ka punuar në një numër të madh të projekteve të rregullimit hapësinor në tërë Slloveninë, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi. Pas analizave të para, në bazë të informatave të dorëzuara nga Komuna e Ulqinit, z. Marko Mavec vlerëson se zgjidhja e problemit duhet të realizohet në faza. Meqë analiza e ujit është realizuar, në fazën e parë duhet bërë analiza kimike e baltës së akumuluar këto 20 vitet e fundit dhe konstatimi i tipit të ndotjes. Në bazë të analizave duhet të caktohet se si do të trajtohet kjo baltë.

Supozohet që tipi i ndotjes është i tillë që vetëm mënjanimi dhe zhvendosja e baltës nga Porto Milena në ndonjë pozicion tjetër do të krijonte një problem të ri e për këtë arsye është e domosdoshme që ajo të trajtohet. Në fazën e dytë është e domosdoshme të ndërpritet vazhdimi i ndotjes së Porto Milenës ashtu që, të gjitha objektet të cilët problemin e ujërave të zeza e kanë zgjidhur përmes Porto Milenës të detyrohen që të përfshihen në sistemin e kanalizimit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

5