UDSH: Urime Festa e Kurban Bajramit

October 25, 2012   | Anketë / Anketa

UNIONI  DEMOKRATIK I   SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 25.10.2012

URIM PËR  FESTEN E KURBAN BAJRAMIT

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve të gjithë besimtarëve të  Fesë Islame ja uron Festën e Kurban Bajramit duke i dëshirua  shëndet, përparim dhe mbarsi në familjet e tyre , paq mirëkuptim  dhe tolerancë në mes njerëzve , fat dhe lumturi , me shpresë tek  Zoti që të gjithë mos pajtimet , mos kuptimet dhe mos tolerancën  ta  frenoi për hir të mirëkuptimit njerëzor dhe mëshirimit shpirtëror.

Gëzuar, kurban Bajramin, paçi fat dhe Zoti Ju shpërbleftë  më  të  mira të gjithë sakrificat dhe flijimet e Juaja .

Shërbimi informativ të UDSH-së   

1