Cungu takohet me ekpertet nga Holanda lidhur me agjensin lokale për zhvillim

November 1, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetai Cungu takon ekpert nga Holanda lidhur me themelimin e agjensis lokale për zhvillim

Si pjesë e iniciativës për themelimin e një agjensie lokale për zhvillim, sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpuntorët e tij priti në takim znj.Marie-Jose Zondag, përfaqësuese e kompanisë Ecorys nga Holanda,njëkohësisht njëra nga kompanitë europiane lider në hulumtim dhe konsultim. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ulqin Biznis Asociacioni.
Zonja Zondag i njoftoi të pranishmit për rrolin dhe rëndësinë që kanë pasur agjensit rajonale për zhvillim në Holandë, duke u fokusuar në arritjet, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqen e investitorve të huaj. Ajo gjithashtu njoftoi të pranishmit me përvojen dhe arritjet e këtyre agjensive në Kosovë dhe Bullgari.
Kryetari Cungu e njoftoi znj. Zondag me situaten dhe mundësitë e Ulqinit në zhvillimin e turizmin dhe bujqësisë. Themelimi i agjensisë lokale për zhvillim do të kontibuojë ndjeshëm në lidhjen e Ulqinit me investitor potencial, mirpo për realizimin e kësaj paraprakisht është e nevojshme mbështetja nga shteti,si dhe asistenca e ekspertëve nga fushat e ndryshme.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

2