Tuna ofendon: Krejt shqiptarkat janë si dreq

November 1, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mbrëmë është festuar nata e “Halloween”, festë të cilës çdo vit e më shumë, po i kushtohet rëndësi e vecantë. “Natën e shtrigave”, siç e quajmë ndonjëherë, po e festojnë me të madhe edhe VIP-at tanë.

Festës së djeshme iu ka bashkëngjitur edhe këngëtarja, Tuna, por si duket ajo nuk është ndier e kënaqur me kostumet e vajzave shqiptare përzgjedhur për këtë natë.

“Krejt shqiptarkat si dreqka.E pse?! Hiq s’keni pas nevoj mi dhon zorr se qasi jeni n’perditshmeri”, ka shkruar ajo në Twitter.

Nuk e dimë nëse Tuna momentin kur ka adresuar këtë ofendim ndaj vajzave shqiptare, i ka shkuar apo jo në mendje se, pjesë e “shqiptarkave” është edhe vet ajo.

KOHA NET