Malësia mbetet pjesë e Podgoricës ? ? ?

November 5, 2012   | Opinione, Politika

Platforma e përbashkët e partisë shqiptare FORCA, asaj boshnjake PARTIA BOSHNJAKE dhe partisë kroate INICIATIVA QYTETARE KROATE e krijuar për bisedime me partinë më të madhe malazeze, PARTINË DEMOKRATIKE TË SOCIALISTËVE (DPS) dhe PARTINË SOCIALISTE DEMOKRATIKE (SDP) më në fund është pranuar nga këto dy të fundit. Kjo do të thotë se këta tri parti minoritare do të hyjnë në koalicion me partinë malazeze DPS dhe atë SDP për të formuar qeverinë e re.

Por mësohet se në platformën e re nuk figuron kërkesa për komunën e plotë të Malësisë me qendër në Tuz, edhe pse kjo ishte pjesë e fushatës parazgjedhore të partisë FORCA. E përditshmja Vijesti shkruan se ishte PARTIA BOSHNJAKE ajo që ka kundërshtuar Komunën e plotë të Tuzit si pjesë e platformës dhe FORCA e ka nënshkruar atë.

Mendohet se boshnjakët do të marrin vendin e zëvëndës kryeministrit ose zëvendës kryetarit të Kuvendit si dhe një ministri, shqiptarët e FORCËS do udhëheqin me ministrinë e pakicave, kurse kroatët do kenë vëndin e ministrit pa portfolio. Pritet që marrëveshja për qeverisje të përbashkët të nënshkruhet sonte ose nesër.

E çka do të ndodhë me Partinë Demokratike e cila në koalicion me Lidhjen Demokratike dhe Alternativën Shqiptare ka fituar një deputet, kjo akoma nuk dihet??? Fatmir Gjeka, udhëheqës i listës, ka thënë më heret se ai ka arritur marrëveshje me dy partitë e mësha malazeze për pjesëmarrje në qeverinë e re, gjë që nuk po përmendet më me daljen në pah të platformës së lartpërmendur ku ai nuk merr pjesë.

Parlamenti i ri i Malit të Zi do të mbajë nesër seancën e parë solemne ku do të shihen shumë fytyra të reja. Anëtarët e Kuvendit kanë një muaj afat ligjor për krijimin e qeverisë.

Burimi: Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro

4