Gold AG edhe pse ne pranga nuk frikesohet – Video

November 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Menjëherë pas publikimit pasuan komentet nga fansat e shumtë të reperit të cilët ndiheshin ‘’krenarë’’ për reperin i cili tregoi se nuk di të frikësohet edhe pse ishte i lidhur me pranga.E kishte edhe nga ata që menduan se Gold AG e dinte se ishte në kamerë të fshehur prandaj ‘’sillej aq trim’’.Por vetë reperi,ekskluzivisht për Indeksonline tregon se nuk e dinte fare, e as që i kishte shkuar mendja që ishte në kamerë të fshehur :

‘’ Në fillim kur mi vunë prangat , ju besova mendova se janë policë vërtetë,sepse nuk është hera e parë që ndalohem nga policia, por pastaj kur më futën mbrenda pash karriken e kamerën përpara mendova se janë ndonjë shërbim sekret, por kur ata filluan vetëm të më ngacmonin atëherë mendova se vetëm po dëshirojnë të më frikësojnë dhe t’ua tregojnë të tjerëve xhirimet,dhe pastaj u bë siq u bë situata’’.

Pra reperi Gold AG tregoi edhe njëherë shpirtin e tij luftarak,ai në këtë kamerë të fshehur vërtetë na bindi se është një trim dhe se tekstet e këngëve të tij nuk janë vetëm fjalë.
Indeksonline