Millo GJukanoviq për mandatar për përbërjen e Qeverisë së re

November 9, 2012   | Rajoni / Region

Vujanoviq do t’ia propozojë sot parlamentit Millo GJukanoviq për mandatar për përbërjen e Qeverisë së re

Presidenti i malit të Zi Filip Vujanoviq do t’ia propozojë sot parlamentit liderin e Partisë Demokratike të Socialsiteve Millo GJukanoviq që ta zgjedh mandatar për përbërjen e Qeverisë së re.

Jam i bindur se Gjukanoviq, i cili ka qenë hartuesi dhe promovuesi kryesor i programit të Koalicionit, me vendimin që të jetë mandatar ka marrë përgjegjësinë për realizimin e tij dhe se shpreh gatishmëri të plotë që ta realizojë, ka thënë Vujanoviq.

Ai pas përfundimit të konsultimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare mbi mandatarin, ka thënë se beson se së shpejti do të caktohet mbledhja në të cilën do të votohet mbi qeverinë.

Vujanoviq, pas takimit me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Socialisteve Svetozar Maroviq, ka kumtuar se Gjukanoviq ka fituar përkrahjen e kryesisë të kësaj partie që të jetë në krye të qeverisë së re.

Vujanoviq ka shprehur respekt të veçantë ndaj kryeministrat aktual Igor Llukshiq, i cili, siç ka theksuar ai, ka përkushtim maksimal për arritjen e interesave të Malit të Zi dhe Qeverisë së tij.

TVCG

Edhe kryesia e PDS në mbledhjen e sotme e ka vendosur për Millo Gjukanoviq

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialisteve në mbledhjen e sotme e ka vendosur që për kandidat për mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi të propozojë liderin e kësaj partie, Millo Gjukanoviq.

Pas Konsultimeve me presidentin Vujanoviq, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Ranko Krivokapiq, tha se “Nëse lideri i Partisë Demokratike të Socialisteve Millo Gjukanoviq do të jetë kryeministër i ri, ai nuk do të kthehet sepse i nevojitët afirmimi, por për shkak të situatës së vështirë e që duhet të formohet ekipi më i mirë.

Krivokapiq ka përsëritur se teknokratët nuk zgjidhin probleme të mëdha, por për ato janë personalitetet e forta politike. Ndërakq, Kryetari i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, pas takimit me presidentin e vendit ka shprehur dëshirën që mandatari i qeverisë të re të jetë kryetari i Partisë Demokratike të Socialisteve, Millo Gjukanoviq.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste Popullore, siç është shprehur lideri i saj, Sërgjan Miliq, nuk do ta përkrahë zgjedhjen e Gjukanoviqit nëse propozohet për këtë funksion. Qëndrimi i Partisë Socialiste Popullore është se ata që e kanë sjellë Malin e Zi në këtë gjendje, vështirë mund të jenë pjesë e zgjidhjes, ka thënë Miliq pas takimit me Vujanoviqin.

Miliq konsideron se Malit të Zi i duhet politikë e re që do të zgjidhë problemin e qytetarëve. Kurse lideri i Frontit demokratik Miodrag Lekiq, ka ftuar presidentin Vujanoviq që për mandatar të propozojë personalitetin që do të jetë kompetent dhe kredibil në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

I pyetur nëse do ta përkrahë zgjedhjen e Gjukanoviqin për mandatar, a ka thënë se do të pres nëse kjo do të ndodhë, kurse më pastaj do ta komentojë.

TVCG