NëTrofeun e Tivarit 2012 – KK Ulqini në hap me më të mirët

November 12, 2012   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun IV ndërkombëtar të karatesë “Trofeu i Tivarit 2012”- në Tivar    

 

                                KK ULQINI NË HAP ME MË TË MIRËT

Të shtunën, më 10 nëntor 2012 në Tivar u mbajt Turneu i IV ndërkombëtar i karatesë “Trofeu i Tivarit 2012”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 46 klube të karatesë me mbi 700 garues nga Bosna e Hrcegovina, Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe nga Mali i Zi.

Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 62 garues të të gjitha gjeneratave, prej atyre më të reja e deri në seniorë, të cilët arritën të fitojnë plot 51 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale:

7 medalje të arta, 21 të argjendta, 23 të bronzta dhe kupën për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Vendi i parë i takoi KK “Buduqnost” të Podgoricës, ndërsa vendi i dytë Federatës së Karatesë të Beogradit, e cila ishte në një përbërje shumë të fortë të garuesve të seleksionuar nga disa klube më të mirë të Beogradit dhe e cila kishte vetëm 7 pikë para Klubit të karatesë “Ulqini”.

-Ishte ky edhe një rezultat i radhës i garuesve tonë të cilët po dëshmojnë çdo herë që janë në mesin e më të mirëve dhe në çdo garë po i kundërvihen klubeve më të fortë, duke qenë në hap me ta dhe duke korrur suksese të mira. Rezultatet nuk mungojnë falë entuziazmit të trajnerëve të klubit dhe Udhëheqësisë, të cilët po japin maksimumin e vet pa asnjëfarë interesi apo kompensimi material, por po punojnë vullnetarisht, që kjo traditë mbi 30 vjeçare e Klubit të mos shuhet. Për këtë arsye së pari po i drejtohemi Komunës së Ulqinit që të na shtrijnë dorën e ndihmesës, sepse ky është klub i Qytetit dhe atë emër e mbanë, e jo të lehet pas duarsh  e që askush të mos interesohet për ne. Këta janë të rinjët tanë dhe këta rezultate që arrijnë ata do t’i kishin zili edhe klubet dhe qytetet e tjera, – shprehen të pakënaqur udhëheqësit dhe trajnerët e klubit, pasi që nuk kanë përkrahjen e duhur nga institucionet e Komunës, përveç disa donatorëve privatë dhe prindërve të fëmijëve.

Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” në disiplinat individuale dhe ekipore me medalje u kurorëzuan këta garues: me medalje të arta u kurorëzuan Antigona Rama, Venesa Nuhi, Sretena Gjuriq, Diellëza Rama, Angjella Marnikoviq, Albion Duraku dhe Hysen Rama.

Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen: Liridona Ceka, Emro Bajrami, Kristian Junkoviq, Albert Rudoviq, Resul Ceka, Elvir Islami, Emin Kulla, Gabriell Bytyqi, Eliza Salihu, Nermin Suma, Gabriella Junkoviq, Ibrahim Zogaj, Nderim Cuca, Jeton Luka, Adnan Kuqi, Katarina Marnikoviq, Izabella Jovanoviq, Edin Kraja, Seida Suma, Behlul Peroviq, Hantije Ibroçi, Ensar Marshiq, Pjeter Hota, Bledar Seferi, Ronal Jacoviq, Christopher Rudoviq, Arben Elezoviq, Marko Daboviq,  Lavdim Tula, Behlul Peroviq, Edin Kraja dhe Mensur Ceka.

 

Turneu i radhës do të jetë më 17 nëntor 2012 në Tiranë “Kupa Ushtria 2012” që organizohet në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në krye me ministrin Arben Imamin dhe Federata e Karatesë së Shqipërisë, ku hapjen do ta bëjë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

 

SHËRBIMI INFORMATIV I  KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”