“Kalendari” – Shqiptarët në Mal të Zi në 100 vite
“Kalendari” – Shqiptarët në Mal të Zi në 100 vite
“Kalendari” përfshin tri pjesë,duke vënë në qendër të vëmendjes një epizodë të jetës së ulqinakëve dhe shqiptarëve në trevat tjera në Malin e Zi në 100 vite.
Kundërshtitë : pesimizëm – optimizëm,bashkim-ndarje,lumturi-vuajtje,gëzim-trishtim,përbëjn një gërshetim të veçantë të shënuar në kalendar.
Persiatja e shqiptarëve në Malin e Zi ndër vite,për të hapur kufirin me shtetin Amë,shënonte një ngjarje rrëqenthëse dhe atdhetare,si dhe mundësonte bashkimin e shumë familjeve,të cilat për një kohë të gjatë i rezistuan këtij ankthi.
Kjo vepër vihet në skenë në prag të festës së Flamurit dhe 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar,si reflektim mbit ë shkuarën.
Shfaqja vjen si një zinxhir vallesh tradicionale dhe bashkëkohore,ku nuk mungon as arti i fjalës.