Takim me poetin Hajredin Kovaçi në edicionin e pestë të Festivalit Letrar të Shkodrës

November 13, 2012   | Intervista / Intervju

“Letërsia shqipe në Malin e Zi zhvillohet në margjinat e letërsisë së gjithëmbarshme shqipe, degë e pandashme e së cilës është. Por edhe mbijeton në margjinat e jetës kulturore në Malin e Zi, nën hijen e plotë të krijimtarisë në gjuhën malazeze”, ka thënë Kovaçi në ligjëratën e tij.

Me takimin me poetin Hajredin Kovaci, te organizuar ne Biblioteken “Marin Barleti”, te premten u hap edicioni i peste i Festivalit Letrar te Shkodres, nje aktivitet qe po shnderrohet ne tradite per kete qytet. Kovaci ka mbajtur ligjeraten me teme “Letersia shqipe ne Malin e Zi, sfida dhe perspektiva”, ku ka folur per rrugen e zhvillimit te kesaj letersie, vecorite, perfaqesuesit e saj me te spikatur, problemet dhe dilemat e ndryshme qe e karakterizojne ate. Ai ka thene se ne Malin e Zi krijohet nje pjese e letersise shqipe e cila edhe pse nuk ka shumesi emrash, ka vlera qe duhet te merren ne konsiderate. “Ne hapesirat shqiptare ne Malin e Zi, ka shkrimtare shqiptare qe per nga niveli, stili, permbajtja e ndertimi i veprave te tyre letrare, mund te krahasohen me shkrimtare e studiues nga qendrat me te medha, sic jane Prishtina e Tirana”, ka theksuar Kovaci. Sipas tij, letersia shqipe qe krijohet ne Malin e Zi, nuk eshte me periferike. “Ajo ka kapercyer tashme kufijte politike, e sidomos kete kufirin shqiptaroshqiptar eshte dashur kahere ta shemb”, ka thene poeti. Duke folur per krijuesit letrare shqiptare ne Mal te Zi, Kovaci ka vene ne dukje se perpos atyre qe vazhdojne te krijojne ne vendlindje, “eshte i shumte edhe numri i krijuesve shqiptare me origjine nga Mali i Zi qe jetojne jashte vendlindjes, por qe me krijimet e tyre letrare pasurojne letersine shqipe ne pergjithesi”. Mosnjohja e letersise shqipe qe krijohet ne Malin e Zi, sipas poetit, e ka burimin te mungesa e mirekuptimit dhe e vullnetit qe ajo te njihet me mire, e jo pse ajo nuk e ka vleren dhe rendesine e vet. “Ajo zhvillohet ne margjinat e letersise se gjithembarshme shqipe, dege e pandashme e se ciles eshte. Por edhe mbijeton ne margjinat e jetes kulturore ne Malin e Zi, nen hijen e plote te krijimtarise ne gjuhen malazeze”, ka konstatuar Kovaci ne ligjeraten e tij. Me pas, ne bashkebisedim me drejtorin e Bibliotekes “Marin Barleti”, Gjovalin Cuni, poeti iu eshte pergjigjur pyetjeve te ndryshme lidhur me letersine shqipe qe krijohet ne Malin e Zi dhe krijimtarine e tij, duke lexuar pjese nga ajo. Hajredin Kovaci eshte sot njeri nder perfaqesuesit kryesore te poezise shqipe qe krijohet ne Malin e Zi. Ai ka botuar deri tani vellimet me poezi “Ecje pa mbarim”, “Fundi eshte larg” dhe “Vrasja e frikes”. Qellimi i Festivalit Letrar te Shkodres eshte percjellja te publiku e vlerave artistiko-kulturore te krijimtarise se shkrimtareve me te shquar, kryesisht shkodrane, por edhe jashte Shkodre, duke u krijuar atyre mundesine e komunikimit direkt me lexuesin e tij. Takimi i pare i edicionit te peste te Festivalit Letrar te Shkodres u organizua nga Biblioteka “Marin Barleti” ne bashkepunim me Shoqaten e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club”.

(Kohapress)