Libri i z. Anamali, zë alarmues pēr tekstet shkollore në gjuhën shqipe

November 15, 2012   | Opinione

LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

Libri ” KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI” i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t’ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.

Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht  trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u bēn preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke parē drejtëpërsëdrejti dhe duke qenē dēshmitarē okularē i implementimit tē politikēs sllavizuese nē shkollat shqipe nē Mal tē Zi, autori me pērpikēshmēri elaboron këtë dukuri në librin e tij.

Përmes këtij  libri,autori gjithashtu aspiron tē ngrisë zërin dhe të senzibilizojë opinionin e gjērē,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Publikimi i librit nē fjalë është edhe një akt i guximshēm i autorit në aspektin e publikimit dhe ekspozimit tē dukurisē së sllavizimit tē programeve shkollore nē gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së  Arsimit, respektivisht nga ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë.

Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter kombētar tē Flamurit, qē i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit. Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore nē Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i parē i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të  Zi, megjthate,Ministria e Arsimit emëroi drejtorin në baza tē lojalizmit të partisë në pushtet.

Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e  vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.

Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë nē favor tē kulturës, historisë,gjuhës dhe letērsisë tonē kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi, figurat tashmë të  njohura kombētare si Skenderbeu,Ismail Qemali,Dedē Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frashēri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta , Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shumē tē tjerë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura.

Ironia mē e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet etnike shqiptare nē Mal tē Zi, njē pjesë e popullit tē ndarë, iu mohohet njohja e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi i pakufizuar i flamurit kombētar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin kurrë,nëse i lejojmē vehtēs që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet sot ndaj shqiptarëve nē Mal të Zi.

Libri i z. Anamali mund tē konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre qē kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme dhe tē papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet në atë mënyrë  që ti shërbejë interesave  tē arsimimit shqip në Mal të Zi, interesave kombëtare tē shqiptarëve në përgjithësi në  Mal të  ZI.


Xheladin Zeneli

Fjalim me rastin e pērurimit tē librit :

“KULTURA SHQIPTARE NĒ TEKSTET MĒSIMORE TĒ SHKOLLĒS FILLORE NĒ GJUHĒN SHQIPE NĒ MAL TĒ ZI”,

tē autorit Flamur Anamali

4 Nēntor 2012

Staten Island (New York)