Koncert Festiv në Katerkollë me rastin e 100 vjetorit

November 18, 2012   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, filloi parmbrëmë në Katërkollë me maratonën e organizimeve të Manifestimeve me rastin e 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë. Edhe pse ishin bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi të mbahet përjashta, kushtet atmosferike na detyruan të zhvendosemi në rest.,,Diamant”. Në praninë e një numri të madh të pjesëmarrësve, filloi programi i pasur artistik, ku përveç fjalës së rastit të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Tahir Tahiri, ati edhe pika muzikore dhe recitime. morën pjesë këngëtarët nga Ana e Malit, Gëzim Salaj, Sead Asllani, Ismet Aloshi, Valdet Luka, Samir Veliqi, Ramazan Islami dhe Fadil Zeneli, si dhe Cano Lazoja nga Ulqini. Mysafirë special të kësaj mbrëmjeje festive ishin edhe këngëtarja e mirënjohur Vida Kunora dhe këngëtari shumë i njohur nga Tropoja, Zef Beka. Me duartrokitje të ngrohta u përcollën edhe recituesit që premtojnë shumë, fitues të çmimeve të para në ,,Garat e recituesve të rinj-Ulqin…” të organizuar nga Fondacioni ,,Studenti”, të rinjtë Flutur Mustafa, Edis Luka dhe Mbresa Kurti. Këtë Manifestim, si dhe të tjerët në vijim, i financoii Fondi për Pakica i Malit të Zi. Në vazhdim mund të shikoni edhe fotografi nga ky Manifestim të bëra nga z. Hajredin Zeneli.
Kryetari i Komisionit për kulturë, H. Kovaçi.

Ana E Malit Tradita Facebook – Foto Dini Zeneli