Policët zviceran,janë të çmendur mbas Tunes

November 19, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ditë më parë, qyteti i Gjenevës ka mbledhur shumë shqiptarë, falë manifestimit të organizuar për nder të festës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
I gjithë ky koncert kushtuar pavarësisë së Shqipërisë ka kushtuar gjysëm milioni euro, transmetojnë mediat shqiptare.

Vetëm salla ku kanë kënduar këngëtarët shqiptarë është paguar 60 mijë franga zvicerane, duke mos përfshirë foninë, ndriçimin, sigurimin, makina e reporterit, ekipi televiziv, regjisori, plus shpenzimet e dy aeroplanëve charter nga Prishtina dhe Tirana për artistët shqiptarë dhe të ftuarit.

Sistemimi dhe pritja e këngëtarëve në aeroport ka qenë një nga detyrat më të vështira për organizatorët. Është nevojitur pritja e këngëtarëve në aeroport dhe përcjellja e tyre përmes zonës Vip e pastaj mbartja e tyre nëpër hotele.

Kengetarja që ka pasur pritjen më spektakolare ka qenë Tuna Sejdiu, e cila është pritur me një makinë policie direkt në pistën e aeroportit. Sipas “Th&Th”, pas saj janë çmendur edhe policët zviceran, të cilët kanë pasur mundësinë të fotografohen me të. /Indeksonline/