Cungu takohet me Shoqatën për kthimin e Ullishtës së Ulqinit dhe Shoqatës së ullishtarëve

November 29, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Takimi me përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e Ullishtës së Ulqinit dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ullishtarëve

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pasur një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e Ullishtës së Ulqinit dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ullishtarëve, me rastin e fillimit të bisedimeve me Ministrinë e bujqësisë për ullishtën e Valdanosit.

Pas një sërë bisedimesh me ministritë përkatëse, nga Komuna e Ulqinit është dërguar kërkesa ndaj Ministrisë së bujqësisë në bazë të së cilës pronarëve të vjetër do t’u mundësohej qasja dhe mbledhja e frutave të ullirit për këtë vit. Ministri për bujqësi Tarzan Millosheviq, në përgjigjen e kësaj kërkese ka treguar gatishmëri që të fillojnë bisedimet në të cilët do të merrnin pjesë përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe pronarët vjetër të ullishtës së Valdanosit. Në këto bisedime përveç kësaj që u përmend do të hapej sërish çështja e iniciativës të kthimit të pronësisë në pajtim me Vendimin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të vitit 2007.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

1