Fadil Ceka nga Brajsha mbeti “Pa çati mbi kokë”!

December 3, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Shtëpia. Nuk është vetem një emer dy rrokësh. Është shum më teper. Me te, të gjithë njerzimi e kanë të lidhur jeten. Ajo është vend ku njeriu lind, kalon fëmijërinë, rininë, martohet e lulzohet, krijon familje të re, e më në fund veds për ta trashiguar brezat e ri. Eshtë vendi ku perkunden djepat, e rriten filizat. Me te e në të njeriu i kalon të gjitha, gëzimet e pikëllimet. Është vater ku ngrohet shpirti shtëpiakut kur vjen musafiri. Të gjitha këto, në kushte normale, ata që i kanë shtëpitë, rrall i mendojnë. Për gjëra të tilla, më tepër diskutojnë ato që shtëpinë e kanë të ngushtë ose u mungon fare. Shpesh jemi dëshmitarë të dëgjojmë frazën “pa çati mbi kokë”. Frazë që dëgjohet në raste të ndryshme fatkeqësirash, termetesh, permbytjesh, zjarresh, etj. “Pa çati mbi kokë”! I tillë mbeti Fadil Haziz Ceka i Brajshës. E shtunja e 01. Dhjetorit, ia mori atë. Disa minuta pas meseditës, Fadili, kishte dalë nga shtëpia e ti. Çdo gjë si ditët tjera. Asgjë e pazakontë. Doli në Katerkollë për të pirë një kafe. Në ato momente, kur në shtëpi nuk gjindej kush, shkendia elektrike shkaktoi zjarr. Fillimisht në dhomen e fjetjes, tavanin e pastaj të gjitha dhomat me ren. Meqë shtëpia është afer rrugës, tymin, të parët e vërejten kalimtarët e rastit. Ato lajmruan. Brenda disa minutave u mblodhën shum njerz të gatshëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ishte e kot. Kurgja nuk favorizonte shuarjen e ti. As kroni në baçe, i cili, ndonëse në dimër, kishte shum pak uj. As zjarrëfiksat që vinin nga Ulqini i largët. Uji i kronit dhe ndihma e disa njerzve që banin ujë me kova ishin të pamjaftueshme. Zjarri po gëlltitëte gjithëçka. Kaploi kulmin e doli në maje. E tmerrshme! Skena të tilla ishin parë vetem në TV. Njerzit dridheshin e kishte prej atyre që qanin. Pullazi u dogj e ra brenda. Nuk shihej tjeter veç se zjarr mbrenda kter murijeve.

Brenda 20 minutave u shkatrru gjithëçka. Erdhi ndihma e zjarrfikësve, por ishte vonë. Nuk mbeti tjeter veç të inkurajohet pronari. Fjalë inkurajuese “do ta ndërtomë shtëpinë”. Disa bisada spontane nga Visari, Izeti, Besniku, Isaja, Naseri, Imeri, Shabani e shumë të tjerë, paralajmruan ndihmë. Të nesrmen, e diele, 02.12.2012. asaj bisede spontane ishin përgjigjur të gjithë. Një solidaritet paparë. Thirrjes për ndihmë ishte përgjegjë krejtë Brajsha. Nga të gjitha fiset: Lukaj, Likej, Cekej, Shabaj, Osmanaj, Çaushej, Kasnecej, Kokej, Lleshej, Dedej, Sjelej dhe Kallabaj. Në fytyren e secilit prej tyre u shihte entuziazëm. Breshnjanët kishin ardhë me kamiona, traktora, karroca e vegla tjera pune për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave që kishte lënë zjarri. “Fadil, do ta ndertojmë shtëpin” ishte frazë kjo që u dëgjonte vazhdimisht. Edhepse moti me shi nuk favorizonet, brenda disa orëve u pastru gjithçka. Përsëri një bisedë spontane. Burra, duhet të organizohemi. Për këtë duhet të ulemi e të kuvendojmë. U la një takim i menjëherëshëm, në mbrëmje në ora 19:00, në lokalet e Mejtepit të Brajshës. Aty u mblodhen burra nga mbar Brajsha. Mbas fatkeqësisë që i ka ndodh Fadilit, konkluduan se Brajsha duhet të bartin barren kryesore për rindertimin e shtëpisë.

Konto numër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Për këtë formuan Këshillin organizativ prej 3 anëtarëve:Naser Sella kryetar, Imer Shaba antar dhe Zenel Sella antar.
Apelojmë tek njerzit e vullnetit të mirë, të kontribojnë në ndertimin e shtëpisë së Fadil Cekës. Donacionet mund ti dergoni në kontakt direkt te anëtarët e Këshillit organizativ:

Naser Sella tel. 0038269685644,
Imer Shaba tel. 0038269572341
Zenel Sella tel. 0038269480106

Së shpejti do të hapet llogaria bankare ku do të bëhet grumbullimi i mjeteve, për çka do të njoftohet mbar opinioni.

Ilir Lleshi

Konto numer për Europë

APEL PËR NDIHMË

Të nderuar njerz të vulentit të mire. Të nderuar breshnjanë, anamalas, ulqinak, të nderuar bashkvendas, kudo që ndodheni, në Anë të Malit, Ulqin, Europë, Amerikë apo gjetiu, apelojmë për ndihmë në ndertimin e shtëpisë së Fadil Cekës nga Brajsha-Ana e Malit.
Ndihmat mund ti dergoni në kontakt direkt me Këshillin organizativ për ndertim: Naser Sella tel. 0038269685644, Imer Shaba tel. 0038269572341 Zenel Sella tel. 0038269480106 Ose në kontakt direkt me pronarin Fadil Ceka tel. 0038269036641 ose në llogaritë rrjedhëse që janë hapur te Banka komercialae malazeze. Logaritë janë të hapuara për Amerikë, Europë dhe Mal të Zi.

Shkruan: Ilir Lleshi

 

Për ma teper Foto: Ilir Lleshi Facebook

Lajme nga Ulqini i bashkangjitet “AKSIONIT PËR NDIHMË”

Ftojmë gjithë shqiptarët me punë dhe qëndrim në diaspor dhe Ulqin, shoqatat, klubet, bashkësitë fetare, intelektualët, shoqëritë afariste, firmat shqiptare donatorët individual e institucional pa dallim moshe, gjinie, krahine e feje që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar për ndihmë.

Lajme nga Ulqini u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm në diaspor, por dhe gjithë atyre që kanë vullnet të mirë, që me mjetet tona t’ua lehtësojmë vështirësitë   familjes Ceka, të cilët këto ditë po kalojnë një situatë tepër të rëndë.
Nga stafi drejtues »Lajme nga Ulqini » shpresojmë se as kësaj here nuk do të mungojë solidariteti ynë, ashtu siç nuk ka munguar edhe herë të tjera, qoftë duke ia lehtësuar varfërinë dikujt, apo dikujt tjetër duke i siguruar para për shërim dhe sende tjera të jetës.

Thonë se shpresa vdes e fundit, kështu thonë edhe banorët e Anës së Malit dhe Ulqinit në përgjithesi duke shpresuar për një të ardhme më të mir të vendit të vet.

I lutemi  çdo antari ta Shperndaje ne Facebook lajmin.Faliminderit

1