Kumtesë për opinion: Bashkësia Lokale Katerkollë

December 5, 2012   | Ngjarjet - Events

Kumtesë për opinion

Të nderuar qytetarë të B.L.Katerkollë- Ditën e shtune të datës 01.12.2012 në Kinosallë- Katerkollë u bë shqyrtimi publik i projekt- buxhetit për vitin 2013. Duhet të potencojmë se në mbledhje ishin prezent vetëm dy këshilltar të Anës së Malit , z.Astrit Kurti dhe z.Faik Nika , kurse munguan të gjithë këshilltarët e tjërë të cilët me vota të qytetarëve të Anës së Malit kanë marrë përsipër që të përfaqësojnë popullin dhe vendin e tyre në Kuvendin Komunal-Ulqin. Buxheti i vitit 2012 në lidhje më B.L.Katërkollë është realizua -0% sa i përket investimeve kapitale. Për vitin 2013 në B.L.Katërkollë është paraparë në investime kapitale një shumë prej 220 mijë euro. Ku duhet të cekim se 200 mijë euro janë të parapara për ,,rrugët dhe parkingjet – rregullimi i infrastukturës në Katërkollë dhe 20 mijë euro janë paraparë për ,, rrugët lokale- riparimi i rrugës prej Shasit e deri te qyteti i vjetër në Shas. B.L.Katerkollë- në diskutimin që ka pasur në lidhje më projekt-buxhetin e vitit 2013 ka dalë me disa propozime konkrete të cilat iu bëmë prezent edhe përpilueseve të buxhetit. Për vitin 2013 kërkuam që :

  • 1. Të bëhët rikonstruktimi dhe ndriçimi i rrugës deri në Kala të Shasit(20 mijë euro)
  • 2. Të merren të gjitha masat në ndërtimin e tregut në Katerkollë
  • 3.Të bëhët ndërtimi i trotuareve( të lihet hapsira për ndriçim të ulët dhe hapsira e gjelbërt për pemë) nga shkolla,, Bedri Elezaga’’ Katerkollë – deri të rreth rrotullimi në Krythë , më qëllim që e gjitha kjo zonë të kthehet në zonë urbane . (200 mijë euro ) ku kësaj shume mund t’iu bashkangjitët edhe shuma prej 26 mijë euro e cila është paraparë për ,, ndriçimi- ndriçimi publik nga rrethrretullimi deri të shkolla e Krythës. (Pjesë e B.L.Krythë).

Ju faleminderit
Këshilli drejtues i B.L.Katerkollë

2